• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SYTË NGA OKB”/ Beteja diplomatike midis Kosovës dhe Serbisë zhvendoset në Nju Jork
Home
Rajon

“SYTË NGA OKB”/ Beteja diplomatike midis Kosovës dhe Serbisë zhvendoset në Nju Jork

19 September, 2018 k.autor Rajon

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është fushëbeteja diplomatike e radhës për Kosovën dhe Serbinë.

Debatet atje nisin në 25 shtator dhe zgjasin deri në 1 tetor. Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ka mbërritur tashmë në Nju Jork për atë që konsiderohet si mundësi e mirë që vendi të lobojë mbi çështjet në interes të tij. Pjesë e tij do të jenë edhe Presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj, të cilët së fundi u përplasën sërish në distancë për kufijtë.

Kreu i shtetit kosovar e ka theksuar vazhdimisht se plani i tij i korrigjimit të kufijve është në funksion të arritjes së një marrëveshjeje paqësore me Beogradin, nga e cila Kosova do të përfitonte dritën jeshile të anëtarësimit në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

Haradinaj nga ana tjetër është përpjekur të tregojë se nuk është kundër ujdisë, përkundrazi i intereson arritja e një marrëveshjeje detyruese ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kjo, sipas tij, nuk duhet të ndodhë përmes territoreve dhe kufijve.

Zyrtarët kosovarë presin shumë nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, ku gjatë periudhës 10-ditore të qëndrimit, delegacioni i Prishtinës do të ketë një axhendë tejet të ngjeshur me në fokus dy objektiva kryesore: lobimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe sigurisht përpjekjet për të shtuar numrin e njohjeve të saj.

Njohës të zhvillimeve politike nga ana tjetër shprehen skeptikë për Radion Evropa e Lirë se diplomacia e Kosovës do të mund të jetë efektive në realizimin e objektivave të saj gjatë qëndrimit në Nju Jork. Sipas tyre, përvojat e deritanishme kanë treguar se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, diplomacia e Kosovës nuk ka arritur t’i shfrytëzojë në dobi të saj takimet bilaterale me diplomatët botërorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Për Ben Blushin, tregtarin e dekoderave që tradhtoi fukarenjtë!
Previous article GJITHÇKA PËR FAJ TË KEJSIT? Stresi po kalon ditë të vështira dhe gjen ngushëllim tek... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT