Basha po kërkon me doemos vettingun për politikanët ai këtë çështje e tha në Elbasan ku bëri edhe mbledhjen e jashtëzakonshme. Por për këtë duhet vota e 93 vota të deputetëve të cilat opozita nuk i ka dhe për këtë duhet të bëjë marrëveshje me Ramën. Një marrë veshje të dyte pas asaj të 17 majit ku Basha doli nga çadra.
Por vetingu që kërkon Basha është vetëm për politikanët dhe jo për familjet e tyre. Ai po zbulon pikat që ka propozuar PD në parlament se kush do të hetohet dhe kush janë ata që do ta bëjnë vetingun në politik. Por me këtë ai del edhe kundra Monikës e cila tha se: Kryetarja e LSI bëri pak ditë më parë një deklaratë të fortë kundër ambasadorëve në vendin tonë, duke thënë se janë bërë si ‘nëna dhe babai’, teksa godiste direkt ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.
Kush do të hetohet nga vetingu
1.Vetingu është skaner për Deputetë, Ministrat dhe zyrtarët e .artë në Shqipëri. Përfshirë këtu edhe vetë Kryeministrin.
2.Vetingu do largojë politikanë që kanë lidhje me grupe me rekorde të tmerrshme kriminale.
3.Vetingu do të largojë politikanët që nuk e justifikojnë pasurinë e tyre.
4.Vetingu duhet të parashikohet në Kushtetutë dhe të miratohet nga 93 deputetë.
5.PD ka depozituar draftin në Kuvend në datën 7 Shtator.
Kush do ta bëjë vetingun
RREGULLAT KRYESORE TË VETINGUT TË POLITIKANËVE
1. Vetingun e politikanëve NUK do ta bëjë politika, NUK do ta bëjë Kuvendi.
2. Struktura e vetingut do të përbëhet nga PROFESIONISTË TË PAVARUR nga politika.
3. Vetingu i politikanëve do të ketë MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE.
4. Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht I PAVARUR nga ai i drejtësisë.
5. Vetingu i politikanëve do të jetë I THJESHTË dhe TRANSPARENT si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.


