Një histori suksesi. E tillë u konsiderua nisma e dy mësuesëve në Skrapar, teksa ndërtuan një shkollë që fshatit të Vëndreshit i kishte munguar.
Borsion Spaho dhe Donald Dervishi, u kthyen në heronjë për shumë nxënës e prindër, që kanë patur një ëndërr të vetme: Arsimimin.
Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al , Borsion Spaho rrëfën mbi vështirësitë e hasura si dhe tregon detaje mbi ndërtimin e shkollës.
1.Si lindi ideja për ndërtimin e një shkolle në Skrapar?
Ideja për ndërtimin e shkollës lindi kur Drejtori i shkolles Donald Dervishi erdhi për inspektim në shkollën ku unë jepja mesime. Duke parë kushtet e papërshtatshme të shkolles vendosem të marim këtë nisëm.
2.Sa persona morën pjesë në ndërtim dhe sa ndihmuan?
Në ndërtimin e kësaj shkolle morën pjesë dy ustallare dhe dy punëtore (të cilët u paguan), si dhe ndihma ime dhe e Donaldit përditshme nga themeli deri në përfundim të shkollës .Vendosëm të vinim dorën tonë në çdo pjesë të ndërtimit.
3.Sa zgjatën punimet?
Punimet zgjatën 20 ditë pune në total. Disa ditë u bënë pushim, kjo për shkak të kohës së keqe.
4.Përsa i përket fondit, patëet ndihmesa apo gjithcka ndodhi me kontributin tuaj?
Fondet erdhën nga donatorë të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë. Disa dhuruan lekë të tjerë tjegulla, pllaka shtrimi dhe banjos Emigresi. Si dhe disa persona të tjerë lekë në numrat e llogarisë.
5.Si është përzgjedhur stafi i mësuesëve, kriteret?
Mësuesi që do të punësohet në atë shkollë është nga komuniteti aty pranë me arsim përkatës.
6.Sa ka ndryshuar jeta juaj pas ndërtimit të shkollës, që duhet thënë se është një nga xhestet e rralla që ka ndodhur vitet e fundit në Shqipëri.
Pas ndërtimit të shkolles jeta në fshat është gjallëruar.Kjo për faktin se banorët e fshatit kane nje arsye me pak per tu larguar nga fshati. Por kjo nisem ka ndikuar pozitivisht duke kthyere vemendjen na nje fshat i larget qe disa kohe me pare askujt nuk i vinte ne mend per Vendreshen e Malit.
7.Keni në plan të vijoni më ndërtimet, apo kjo ishte “e vetme” në llojin e saj?
Po ne do ta vashdojme kete nisem.
Nuk do ta leme me kaq , kjo shkolle qe ” Tempulli i Dijes “. Ne kemi nje projekt te ri , ndertimin e shkolles ” Therepel” qe kerkon nje investim me te madh se i pari .Dhe ka numer me te madh nxensish se shkollat e tjera.Kemi shpresa dhe bindje qe do ta realizojme dhe kete projekt.Per kete kemi nevoj per ndihmene e donatoreve sidomoz te ” biznesit” .
8.Nëse nuk do kishit qënë fitues të parave tek emisioni “100 milion”, a do kishte ndodhur kjo?
Edhe para se te vinim te 100 milioni ne e kishim ne plan ndertimin e shkolles.Ath e filluam me fitimin e 2,5 milion lekeve te vjetera.Pastaj vashduam me fonde nga faqja go.found.me dhe donacione te ndryshme nga njerez te thjesht.
9.E vendosët që do ta ndërtonit shkollën para apo pas emisionit?
Ne e kishim vendosur qe do ta ndertonim shkollen para se te vinim te 100 milioni me ndihmen e komunitetit dhe punen tone. Por ajo shkolle sot moderne dhe bashkohore nuk do te qe e mundur pa ndihmen e donatoreve.
10.Një apel për mësuesit shqiptar?
APELI Ju bej thirrje te gjithe mesueseve Shqipetar.Shkolla eshte vendi i dijes dhe kultures .Pjese e saj kemi qene ne si nxenes dije sot si mesuese.Mos i shikoni shkollat vetem si vend pune ose ” te ardhurash”. Duhet te jemi ne shembulli me i mire per nxensit tane qe te japim nje kontribuet sado te vogel per ambjentin ku ne punojme.Shpesh zgjidhjen e problemeve mund ta zgjidhim vete dhe jo te presim burokracit pa fund qe ndonse nuk japin zgjidhje.
*Ndertimi i kesaj shkolle nuk ka qene e lehet. Idete per ndertimin e saj kane nisur ne Shtator 2017 dhe u perfundua ne gusht 2018. Ka qene nje pune e lodhshme se pervec faktit te ndertimit te shkolles kemi kontribuar ne ndertimin e rruges se fshatit. Sepse ishte e pamundur per cuar e materialeve ne shkolle. Shpesh per te shkuar ne pune kemi shkuar dhe kemi ardhur ne kembe per shkak te rruges te teje te amortizuar.
Falenderoj donatoret dhe njerzit e thjeshte qe besuan te ne dhe na ndimuan te ndertonim nje shkolle ne fshatin me te larget te Skaraparit. Shpresojme qe kete nisme ta ndjekin edhe koleget tane kudo qe ndodhen.
Përgatiti: AlpeNews.al




