Është ndaluar nga policia një 20 vjeçar në Durrës. Ai ishte dënuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë me 13 ditë burg.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 14.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.H. vjeç 20, banues në Durrës, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 13 ditë burg, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Neni 150 i Kodit Penal.


