Rastet e drejtuesve që ecin me shpejtësi skëterrë në rrugët e Shqipërisë nuk janë të pakta. Dy shoferë ‘rebelë’ janë ndaluar gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës pasi ka rezultuar se udhëtonin njëri me 194 km/h dhe tjetri me 174 km/h.
Policia Rrugore përmes një postimi në ‘Facebook’ bën me dije se rasti i parë ishte ai i një 24-vjeçari që drejtonte një ‘Audi’.
“Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne rrugen interurbane Tirane-Durres.
24 vjeçari me Audi me 194 km/h. 🚀. E pa pranushme. Papergjegjshmeri ndaj jetes.
Destinacioni🏡❓❓❓❓❓🚑❓❓❓
✍🚓🚔
#zbatorregullatudhetoisigurt”, shkruan Policia e Shtetit në ‘Facebook’.
Ndërkohë, rasti tjetër ishte ai i një 37-vjeçar me ‘BMW’, ndërsa policia jep mesazhin e qartë që drejtuesit nuk duhet të ecin me shpejtësi.
“Ne rrugen interurbane Tirane-Durres.
Edhe pse Policia Rrugore e Tiranes ka shtuar kontrollet duke perdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjate fundjavave jane ✍ shume drejtues mjetesh per shpejtesi tej normave te lejuara perseri ka drejtues mjetesh qe rrugen e trajtojne si piste dhe makinen si ✈.
37 vjeçari nga Lezha me BMW me 174 km/h.
Destinacioni🏡❓❓❓❓❓🚑❓❓❓
Mos shpejtoni te dergoni patenten ne banese por ecni ngadale qe te shkoni ju bashke me patenten se familja ju pret.
#zbatorregullatudhetoisigurt”, thuhet në njoftim.


