• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISH-BASHKËPUNTORI I TRUMP PRANON FAJIN/ Akuza kriminale për komplot kundër ShBA
Home
Nderkombetare

ISH-BASHKËPUNTORI I TRUMP PRANON FAJIN/ Akuza kriminale për komplot kundër ShBA

14 September, 2018 enxhi.autor Botë, Nderkombetare

Ish-kryetari i fushatës presidenciale të zotit Trump, Paul Manaforti, ka rënë dakort të pranojë fajin për dy akuza kriminale si pjesë e një marrëveshjeje me Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller. Ky vendim mund të jetë një goditje për zotin Trump në terma afat-gjatë lidhur me hetimet që po kryhen për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Si pjesë e marrëveshjes, 69 vjeçarit Paul Manafort, mund t’i kërkohet të bashkëpunojnë me hetimin që po kryhen zoti Mueller lidhur me rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe nëse zyrtarë të fushatës së zotit Trump kishin bashkëpunuar në mënyrëtë fshehtë me Moskën. Detajet e marrëveshjes kanë gjasa të bëhen të ditura gjatë një seance dëgjimore ku zoti Manafort do të pranojë fajësisë parashikuar të mbahet në orën 11:00 në gjykatën federale.

 

Zoti Manafort do të pranojë fajin për një akuzë për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe një akuzë përsëri për komplot me qëllim pengimin e drejtësisë, sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatën e Qarkut të Uashington DC. Gjykata ndërkohë ka rrëzuar 5 akuza të tjera.

 

Paul Manafort, i cili u dënua nga një juri në Virxhinia muajin e kaluar, lidhur me akuza për mashtrim me taksat dhe të dhënat bankare, pritej të dilte sërisht përpara gjykatës në Uashington për herë të dytë lidhur me akuza të tjera.

Përzgjedhja e anëtarëve të jurisë ishte parashikuar të niste të hënën me akuza që përfshinin komplot me qëllim pastrimin e parave dhe për të mashtruar Shtetet e Bashkuara duke mos u regjistruar si agjent i huaj si dhe për ndikim të paligjshëm tek dëshmitarët.

Vendimi i Paul Manafortit mund të jetë një goditje ndaj Presidentit Trump, i cili muajin e kaluar e vlerësoi ish-drejtuesin e fushatës së tij për mos lidhjen e një marrëveshjeje me prokurorët, sikurse bëri ish-avokati personal i tij Michael Cohen. Në një postim në twitter më 22 gusht, zoti Trump shkruante: “ndryshe nga Michael Cohen, ai refuzoi të ‘thyhet’, duke sajuar histori me qëllim sigurimin e një ‘marrëveshjeje’. Kam shumë respekt për këtë njeri të guximshëm!”, përfundonte postimin e tij Presidenti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËNDRRA E KLOPP/ Shaqiri: Nëse Liverpool do që të fitojë titullin, atëherë duhet të mendojë si Bayern Munchen
Previous article XHEVAHIRI I FSHEHUR I BALLKANIT/ Rajoni jugor pjesë e zhvillimit ekonomik dhe turistik të Shqipërisë

enxhi.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT