• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANKIMIMI NË KPA/ Caktohen trupat gjykuese për gjyqtarët Lazaj dhe Ndreca
Home
Aktualitet
Drejtësi

ANKIMIMI NË KPA/ Caktohen trupat gjykuese për gjyqtarët Lazaj dhe Ndreca

13 September, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit regjistron ankimimin e ish- gjyqtarit të Gjykatës së  Tiranës, Artan Lazaj, kundër vendimit të KPK-së dhe cakton trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

KPK gjeti “fshehje pasurie dhe deklarime të rreme”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e argumenton shkarkimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj me 17 shkelje të gjetura në kriterin e pasurisë, të cilat përfshijnë mosdeklarime, deklarime kontradiktore, kontrata fiktive dhe madje deklarim të rremë para Komisionit.

Vendimi i zbardhur i trupës gjykuese të kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komici e cilëson të mjaftueshëm hetimin vetëm për kriterin e pasurisë-ndonëse gjyqtari Lazaj dhe avokati i tij pretenduan të kundërtën.

Lazaj që u përfaqësua vetë në seancat dëgjimore bashkë me avokatin Sokol Hazizaj, i kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Gjykatësi u mbrojt kryesisht duke deklaruar se “ka bërë gabime të shumta, por që ato janë harresa, neglizhenca ose pasaktësi, nuk janë veprime të qëllimshme dhe nuk kanë pasur si objektiv apo pasojë fshehjen e pasurisë”.

Në një rast ai tha se arsyet e mosdeklarimit të një pasurie që i takonte bashkëshortes kishte qenë e drejta zakonore sipas të cilës “gruaja e martuar nuk kishte pjesë takuese në shtëpinë e prindërve”.

Por për KPK-në, argumentet e përdoruar nga Lazaj nuk qëndronin, madje Komisioni vë në dukje në vendimin e zbardhur se ato shtuan paqartësitë mbi pasurinë dhe ndëshkuan gjykatësin.

“Faktet e ekspozuara si më lart, të konstatuara nga Komisioni dhe të pranuara nga subjekti i rivlerësimit, nuk mund të justifikohen nga një gjyqtar, dhe aq më tepër me argumentin e zgjedhjes së vetëdijshme për respektimin e një tradite zakonore, duke mos përmbushur, në këtë mënyrë, me dashje dhe paramendim detyrimet ligjore”, thuhet në argumentimin e KPK-së.

Caktohet trupa gjykuese dhe për gjyqtarin Tom Ndreca

Po sot, KPA caktoi trupën gjykuese për shqyrtimin e ankimit të  gjyqtarit Tom Ndreca.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë:

Kryesues: Albana Shtylla

Relator:  Ina Rama

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, nuk mundi të kalojë me sukses procesin e vettingut në dy komponentët bazë, atë të pasurive dhe integritetin.

Sipas KPK, gjatë analizës së pasurisë rezulton një diference te pambuluar në vlerën 1 milion e 300 mije lekeve. Gjithashtu sipas KPK , Ndreca nuk ka deklaruar një procedim të kunatit për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Sipas KPK-së, Ndreca s’ka deklaruar likuiditetet e gruas dhe fëmijëve në vlerën e 1.3 milion lekë nga 2009 deri ne 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI NË RUSI/ I ati e akuzoi për DOPING, i biri i provon të kundërtën
Previous article Allegri i tregon derën/ Super lojtari i Juventusit bën gati valixhet, do të luaj me...

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT