• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRODUKTET MË TË REJA TË “APPLE”/  “iPhone” më të mëdhenj e më të shtrenjtë
Home
Teknologji

PRODUKTET MË TË REJA TË “APPLE”/ “iPhone” më të mëdhenj e më të shtrenjtë

13 September, 2018 k.autor Teknologji

Kompania “Apple” prezantoi produktet e saj më të reja “iPhone”, më të mëdhatë ndonjëherë dhe më të shtrenjtët, por edhe një orë dore që sinjalizon problemet me zemrën, mbrëmjen e së mërkurës në “Steve Jobs Theaters”.

 Synimi i kompanisë ishte t’u ofronte klientëve pajisjet më të përditësuara dhe më të zhvilluara ndonjëherë, edhe pse më të shtrenjta, në një kohë stanjacioni kërkesash globale për “smartphone”.

Ndryshimet relativisht të vogla në pamje, pas versionit të mbivlerësuar “iPhone X” të vitit të kaluar, ishin të pritshme nga investitorët. Strategjia duket se ka rezultuar e suksesshme, duke ndihmuar aksionet e “Apple” të rriten me më shumë se 30 për qind këtë vit, e duke e bërë atë kompaninë e parë të listuar në bursat amerikane që kap një vlerë tregu prej 1 trilion dollarësh.

Njëri prej produkteve më të rinj të “Apple”, “iPhone XS” i quajtur edhe si “Ten S” ka një ekran 5.8 inch apo 14.7 cm dhe pritet të shitet nga 999 dollarë minimumi deri në 1.100 dollarë. “XS Max” është versioni më i madh deri më sot i një “iPhone” dhe një ndër më të mëdhenjtë në tregun e telefonisë celulare, me një ekran prej 6.5 inch apo 16.5 cm, që do të nisë të shitet nga 1.099 dollarë deri në 1.500 dollarë.

“Më në fund ata mundën të nxjerrin një telefon me ekran më të madh. Tashmë ata mund të konkurrojnë drejtpërdrejt me produktet Galaxy Note 9”, tha analistja Annette Zimmermann, e pranishme në eventin e zhvilluar në selinë e “Apple” në Silicon Valley, duke iu referuar kështu rivalit të Samsungut, që ka përcaktuar i pari trendin drejt telefonëve me ekranë më të mëdhenj.

“Ekrani më i madh do të jetë i rëndësishëm veçanërisht për tregun kinez, për të kthyer trendin atje, sepse nga ai treg kanë shënuar humbje në shitje gjatë viteve të fundit pjesërisht për shkak të përmasave të ekranit”, shtoi ajo.

“Apple” prezantoi edhe versionin “loë cost” të prurjeve të reja, një “iPhone XR” me ekran 6.1 inch ose 15.5 cm, prej alumini dhe që do të nisë shitjet nga 749 dollarë.

Meqenëse dy prej produkteve risi fillojnë nga 999 dollarë e më shumë në Shtetet e Bashkuara, “Apple” duket se po përfiton nga avantazhi i një ekonomie amerikane të fuqishme, me papunësi të ulët dhe rritje të mirëqenies familjare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITON 5 MILIONË EURO NË LOTARI/ Pensionistja humb ndjenjat nga lumturia
Previous article "DJALI I VRARË DHE PA NGRËNË"/ Denoncimi i prindërve të fëmijës me autizëm në Berat (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT