• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PAPUNËSIA NË SHQIPËRI/ Dibranët dhe korcarët më “puntorët”, tiransit dhe vlonjatët më “dembelet”
Home
Ekonomi

PAPUNËSIA NË SHQIPËRI/ Dibranët dhe korcarët më “puntorët”, tiransit dhe vlonjatët më “dembelet”

12 September, 2018 k.autor Ekonomi

Teksa papunësia i është kthyer rënies vitet e fundit, në disa qarqe treguesi shfaq diversitet të lartë. Teksa në qytet e Dibrës dhe Korçës forca e punës është drejt shterimit në qarkun e Vlorës papunësia është gati sa dyfishi i mesatares kombëtare dhe Tirana e ka papunësinë 4.2 pikë përqindje më të lartë se mesatarja kombëtare.

Sipas të dhënave të INSTAT papunësia në qarqet e Korçës dhe Dibrës ishte respektivisht, 5.1 dhe 5.3 për qind në tremujorin e dytë me rënie të theksuar si nga tremujori i parë dhe nga viti i kaluar. Zhvillimet në punësim në dy qarqet duket se e kanë materializuar edhe perceptimin se popullsia e këtyre vendeve është e lidhur pas punës. Këto dy qarqe kanë pasuar edhe rritje PBB-së mbi mesataren e vendit pas krizës ekonomike 2008.

Si në Korçë dhe në Dibër punëdhënësi më i madh është sektori i bujqësisë. Në Dibër 59.5 për qind të punësuarve numërohen në bujqësi, ndërsa në Korçë 54.4 për qind e të punësuarve janë në sektorin bujqësor.
Por në të kundërt, Vlora, Lezha, Tirana dhe Durrësi kanë një papunësi me të lartë se mesatarja e Republikës. Në Vlorë papunësia në tremujorin e dytë ishte 23.3 për qind ose 11.1 pikë përqindje me i lartë se treguesi në rang vendi. Në qytet e Vlorës dhe Durrësit ofruesi i punësimit në rreth 50 për qind e është sektori i shërbimeve. Duke qenë se puna në këtë sektor është sezonale, papunësia në tremujor të caktuar është më e lartë se në qarqet e tjera të vendit.

Por gjithashtu Tirana vuan nga papunësia e lartë edhe pse rreth 60 për qind e aktiviteteve ekonomike janë të përqendruara në këtë qark. Papunësia në Tiranë shënoi 16.6 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, teksa Tirana dhe Lezha ishin te vetmet qarqe në rang vendi ku papunësia u rrit në tremujorin e dytë, teksa në të gjitha qarqet e tjera treguesi shënoi ulje.

Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 7,1 % në sektorin e industrisë, 3,4 % në sektorin e shërbimeve dhe 1,2 % në sektorin e bujqësisë.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2018, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart pësoi një rritje prej 0,1 %. Punësimi pësoi rritje në sektorin e shërbimeve me 0,3 % dhe në sektorin e industrisë me 0,1 %, ndërsa sektori bujqësor mbetet në të njëjtin nivel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI I KUFIJVE/ Ish-komandantët zbresin në Shqipëri takime me liderët politik. Mungon takimi me...
Previous article Dua Lipa dhe Lori Hoxha të dashuruara pas këtij aksesori me çmim marramendës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT