• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI I KUFIJVE/ Ish-komandantët zbresin në Shqipëri takime me liderët politik. Mungon takimi me…
Home
Shqipëri

DEBATI I KUFIJVE/ Ish-komandantët zbresin në Shqipëri takime me liderët politik. Mungon takimi me…

12 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Çështja e ndarjes së kufijve një tezë e hedhur nga Hashim Thaç është bërë rrezik për stabilitetin e Kosovë  shumë lider kosovar e kanë kundërshtuar këtë tezë.Fatmir Limaj dhe Kadri Veseli ish-komandantët e luftë dhe tashmë lider politik njëri në rolin e kryetarit të kuvendit dhe tjetri nën portofolin e ministrit, paten sot një tur takimesh që nga ish-presidenti Mejdani e deri tek  takimi me lideri e opozitës Basha. Ajo e cila ra në sy ishte se nuk paten takim me kryeministrin Rama i cili ka dale kundër kësaj ideje.

1.Takimi ish-presidentin  Mejdani 

Ish-presidenti Meidani priti në një takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli dhe zëvendës kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Gjatë takimit u ndanë mjaft mendime mbi disa çështje të rëndësishme të procesit politik në Kosovë, por dhe ecurinë e mëtejshme të dialogut me Serbinë, në shërbim të interesave konkrete të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe jo të agjendave private politike.

2.Takimi me presidentin Meta 

Delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga kreu i Kuvendit Kadri Veseli është pritur edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Takimi vjen në kohën kur debati për kufijtë i iniciuar nga deklaratat e Presidentit të Kosovës vijon të jetë i ndezur.

E sigurisht si një faktor në hapësirën mbarë-shqiptare nuk ka munguar as mesazhi i Kreut të Shtetit për politikën kosovare.

“Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

3.Takimi me Lulzim Bashën

Pak pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Ai theksoi se fokusi i bisedimit mes zyrtarëve ishte tek forcimi i unitetit të faktorit në Kosovë, Rajon por edhe në Tiranë. Po ashtu lideri i demokratëve nga selia e PD-së tha se duhet të respektohet parimi i moscënimit të kufijve.

4.Takimi me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçin

Delegacioni nga Kosova i kryesuar nga kreu i Kuvendit Kadri Veseli është pritur edhe nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Pas takimit, Ruçi e Veseli kanë folur për mediat. Kreu i parlamentit të Shqipërisë tha se institucionet shqiptare po e ndjekin me vëmendje situatën në Kosovë dhe këshilloi unitet të politikës kosovare.

5.Takimi me ish-kryeministrin Sali Berishën

Pas Albin Kurtit, ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot kreun e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe kreun e NISMA-s Fatmir Limaj.

Ndonëse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha pak ditë më parë se nuk iu nevojitet mendimi i Berishës për vendimmarrjet e shtetit të Kosovës, politikanët kosovarë kanë mbërritur sot në zyrën e Berishës për të biseduar për çështjen e kufijve.

Ish-kryeministri Sali Berisha që u përfshi në një përplasje verbale me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për çështjen e kufijve tha gjatë takimit të sotëm se sovraniteti i Kosovës nuk mund të jetë çështje e diskutimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dalin FOTOT e vizitës së EDI RAMËS në SHBA. Si e "tradhëtoi" Kadare
Previous article PAPUNËSIA NË SHQIPËRI/ Dibranët dhe korcarët më "puntorët", tiransit dhe vlonjatët më "dembelet"

k.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT