Pak më parë publikuam një artikull për Miss Minessota-n që mori pjesë në Miss USA, e para konkurrente me sindromën Down që merr pjesë në një konkurs bukurie. Fenomeni Mikayla bëri bujë për mesazhin që përcolli dhe shtypjen e paragjykimeve.
Ama, ajo s’është e vetmja që ka guxuar të sfidojë standartet e bukurisë. Më herët gjatë këtij viti, Evita Delmundo, 20 vjeç, mori pjesë në Miss Universe Malaysia pas vitesh të tëra bullizmi prej nishanëve të mëdhenj në fytyrë e trup.
Në tetor në Varshavë u mbajt Miss Wheelchair World, Miss Bota me karrige me rrota, ku morën pjesë 24 vajza nga 19 vende të ndryshme.
Vitin e shkuar, Halima Aden bëri histori si Miss-i i parë që sfiloi me hixhab dhe burkini në Miss USA.
Në Paraguaj mbahet çdo vit Miss Chubby, për gratë që peshojnë më shumë se 75kg.
Edhe tek Miss World, që është më tradicional se kurrë, fituesja s’është thjesht e bukur. Është gjithashtu studente mjekësie.
Koncepti i bukurisë po evoluon çdo ditë e më shumë. Po vlerësohen forma të ndryshme, vajza inteligjente, bamirëse, të racave, peshave e feve të ndryshme.
E bukura s’është thjesht e bukur. Është gjithëpërfshirëse.







