• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
I dënuan me vdekje të atin, poetja shqiptare rrënqeth publikun në Itali: S’ka një varr ku t’i çoj lule…
Home
Libri

I dënuan me vdekje të atin, poetja shqiptare rrënqeth publikun në Itali: S’ka një varr ku t’i çoj lule…

29 November, 2017 Ina.Autor Kulturë, Libri

Ditën e premte 24 Nëntor 2017 në një atmosferë të ngrohtë familjare në Vilen Dho Casa Aperta ne Seveso, provincë e Monzes dhe Brianzës u zhvillua takimi me dy poeteshat shqiptare Irma Kurti dhe Lumturi Plaku.

Ai u drejtua nga koordinatorja dhe përkthyesja Fabiola Sali. Kjo veprimtari u organizua në kuadër të Ditës Botërore kundër dhunës ndaj grave e në Vilën Dho kumboi fjala letrare e gruas shqiptare.
Irma Kurti, autore e 15 librave në gjuhën shqipe dhe 9 në gjuhen italiane, si dhe me nje bagazh të pasur veprash të përkthyera në gjuhë të tjera, e ka nisur krijimtarinë e saj që në moshën 10-vjeçare. Ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme dhe është vlerësuar, duke nisur që nga revista “Pionieri”, Radio Tirana e deri tek ato të fundit në Itali dhe në Zvicrën italiane. E është nderuar me çmimin Ndërkombëtar “ Universum Donna” edicioni i 9-të-2013 për Letersinë dhe e emëron “Ambasadore e Paqes” nga Universiteti i Paqes në Lugano.

Tekstet e këngëve, tematika e të cilave shpesh e cunguar “nga lart” përpara viteve ’90,- siç thotë ajo,- kryesisht flisnin për dashurinë e shpejt u bënë të dashura për publikun. Mund të kujtojmë këngët tepër të suksesshme “ Pranë të kaltrit det”,”Leter malli”, “E njëjta ëndërr”, “Ti trokite”, “Nuk iu zemërova pranverës” etj. Ajo përshkroi më tej momentet e mbërritjes në Itali , si edhe lidhjen ende të fortë me gjuhën shqipe duke recituar vargje nga librat: ”Në pragun e një dhimbjeje”, ”Pa Atdhe”, “Nën bluzën time” si dhe fragmente nga romani më i ri : “ Në mungesë të fjalëve”.

Lumturi Plaku, larguar nga vendlindja me eksodin e vitit ’91, duke qenë që, vinte nga një familje, e cila vuajti pasojat më të rënda të diktaturës, ndëshkimin me vdekje të babait, sapo thithi ajrin e pastër të lirisë, ajo i dha krahë ëndrrës së saj: krijimtarisë letrare. Autore e 9 librave në shqip, 2 në italisht dhe 2 në dy gjuhë itasht-shqip. Ajo çelet si pranvera, pas një dimri të madh, duke dhënë harmoni e ngjyra nga vargu në varg: “Unë jam shkronja”“ E imja lirike” “Brigjet e mia” . Sjell ”Për ju vogëlush” “ Floriri i fjalës”. “ E kujtoj vazhdimisht babanë, që nuk e pashë më qëkur isha 10 vjeç. Ai nuk ka varr ku të shkoj t’i vë në tufë me lule e t’i them dy fjalë. I vetmi vend ku qëndroj dhe e përshëndes është fotografia e tij. Babai im është hero dhe e meriton një monument të rrallë, ndaj unë i kushtova “ Kronikë e dënimit me vdekje”,- shton ajo .

Më tej Lumturia u ndal tek libri i fundit “Më mungon” duke shpjeguar shumë shkaqe dhe aspekte te emigrazionit duke ilustruar edhe me lexime. Lumturi Plaku është nderuar me çmimin “Nada” në 2005 nga Comuna e Piacences me motivimin: “Grua e sakrifikuar, e palodhur për të ndihmuar ku është e nevojshme”. U recituan vargje kundër dhunës ndaj gruas nga autoret tona.

Publiku vleresoi me duartrokitje të ngrohta, duke ndërprerë shpesh fjalën e tyre. Në fund poeteshave Irma Kurti dhe Lumturi Plaku si dhe koordinatores Fabiola Sali iu dhuruan tufa me lule. Në koktejlin e organizuar të pranishmit patën kënaqësinë të provonin dhe vlerësonin shumë specialitete të kuzhinës tradicionale shqiptare./ newsbomb.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e çiftit nga Tirana/ Si e zbuloi nëna që vajza shfrytëzohej si prostitutë nga i fejuari
Previous article FOTO/ Flamuri shqiptar në kupolën e Atomiumit, ja shqiptari në Belgjikë që e mundësoi...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT