Tirana, kryeqyteti i vendit, vazhdon të mbetet problematikë për sa i përket aksidenteve rrugore, jo rrallëherë edhe me pasoja.
Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, mësohet se në 24 orët e fundit kanë ndodhur pesë aksidentet, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, më pasojë 7 persona të plagosur, të cilët kanë përfunduar në spital
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
- Më datë 08. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L. T., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka aksidentuar shtetasen D. N., vjeçe 59, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 08. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen G. H., vjeçe 39, banuese në Tiranë, pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” është përplasur me mjetin tip “Peugote” me drejtuese A. I., vjeçe 39, banuese në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar A. I., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 08. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen V. P., vjeçe 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me motorin tip “Suzuki” me drejtues M. I., vjeç 23, banues në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar M. I., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 09. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B. Sh., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi te rrethrrotullimi “Sauk-Teg”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me biçiklisten, shtetasen Xh. P., vjeçe 23, banuese në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar Xh. P., e cila u shoqërua për në spital nga B. Sh. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 09. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit L. N., dhe K. H., vjeç 45 e 33, banues në Tiranë, pasi në kryqëzimin e rrugës “Asim Vokshi” me rrugën “Panorama”, L. N., duke drejtuar mjetin është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasi K. H., ku për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjetin që drejtohej nga shtetasi L. N., konkretisht shtetasit S. N., M. Ç., dhe S. Ç., vjeç 11, 70 dhe 67, banues në Tiranë, të cilët ndodhën në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


