• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFERENDUMI PËR EMRIN/ Bashkëpunëtori i Trumpit për misione speciale Johnson nesër në Maqedoni
Home
Nderkombetare

REFERENDUMI PËR EMRIN/ Bashkëpunëtori i Trumpit për misione speciale Johnson nesër në Maqedoni

8 September, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Senatori amerikan Ron Johnson, i cili është bashkësponsorizues i rezolutës së Senatit për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës, nesër mbërrin për vizitë në Maqedoni në takime me kreun shtetëror.
Ai në vjen në Maqedoni në një periudhë të aktiviteteve diplomatike intensive para referendumit të ardhshëm, më 30 shtator.

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot qëndron në Shkup dhe u dha mesazh të qartë qytetarëve të Maqedonisë – më 30 shtator të mos qëndrojnë në shtëpi, por të dalin dhe të prononcohen për ardhmërinë e vendit. Në prag të referendumit për vizitë në Maqedoni ishin sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut Zhan Aselborn dhe kancelari austriak Sebastian Kurc.

Johnson është njëri ndër bashkëpunëtorët e lartë të presidentit amerikan Donald Tramp, i angazhuar për misione speciale. Njëherit, ai është kryesues i Nënkomitetit për Bashkëpunim Evropian dhe Rajonal për Siguri.

Rezoluta, ku bashkësponsorizues është Johnso, jep mbështetje të qartë për marrëveshjen e Prespës, ku siç thuhet, hapet rruga për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe theksohet se me marrëveshjen afirmohet stabiliteti i rajonit në Evropën Juglindore, që është interes i rëndësishëm kombëtar i SHBA-së.

Me rezolutën dënohen përpjekjet e Qeverisë ruse që ta minojë Marrëveshjen e Prespës dhe mbështetet ndihma e SHBA-së deri te autoritetet në Shkup dhe Athinë që të përballen me ndikimin malinj rus

Me dokumentin kërkohet nga Maqedonia që të vazhdojë me zbatimin e reformave të rëndësishme në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE, me theks të veçantë liria e shprehjes, përforcimi i sundimit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit. Gjithashtu inkurajohen institucionet relevante amerikane që t’i mbështesin kompanitë amerikane, që janë të interesuara të investojnë në Evropën Juglindore.

Senatori amerikan Johnson për herë të fundit në rajon ishte në shkurt të këtij viti, kur vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO PËRTOJA TI RRISJA ME..."/ Genta e BB kapet me fotoshop: Pse të ngushëllojm veten kot (FOTO)
Previous article AKSIDENT NË ELBASAN/ Makinat përplasen "KOKË MË KOKË". Lagështia në rrugë...

F.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT