Rastet e zhdukjes së personave dhe denoncimet nga personat e afërt të tyre apo familjarëve.
Kujtojmë rastet e fundit ishin të qytetit të Shkodrës ku u deklaruan të humbur nip e dajë, e ndërsa ditën e sotme ishin 2 raste nga qyteti i Vlorës i dy të rinjve. Bëhet fjalë për Albano Xhaferri, 34 vjeç, i cili ka 3 muaj që është larguar nga shtëpia, e ndërsa tjetri është një 24 vjeçar i identifikuar Ervis Troqe. Mësohet se Albano dhe 24 vjeçari kishin qenë së bashku në Belgjikë.
Rastet e denoncuara nga familjarët si të humbur ishin vetëm 19 në vitin 2017, ndërsa këtë vit burimet e policisë thonë se janë mbi 30 te zhdukur.


