Aksioni i policiës për kapjen e 42 vjeçarit i cilësuar si i “forti” i këtij qyteti u finalizua. Artur Prolla konsiderohej si person i rrezikshëm pasi lëvizte me armë me vete.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjet po ashtu dhe një automatik me silenciator, me një krehër me fishekë.
/AlpeNews.al zbuloi personin për të cilin bëhej fjalë.
Vetëm 9 orë më parë ai kreu një postim në rrjetin e tij social të “Facebook” ku në të shkruante vetëm një fjalë: Burg
Postimi:
Ai po ashtu kishte një pasion të veçantë. Pëlqente muzikën dhe kitaren, ku shfaqej herë pas here në foto me të.
***
Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shijakut pasi qarkullonte me pistoletë me vete, por jo vetëm kaq. Gjatë kontrollit në shtëpi atij iu gjet dhe një automatik me silenciator.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Artur Prolla, 42 vjeç nga Shijaku, pasi gjatë kontrollit fizik në vendin e quajtur Koxhas/Kodër iu gjet një pistoletë “Smith & Vvesson” me mulli dhe 5 fishekë kalibri 38 mm. Por më pas në shtëpi Prollës iu gjet dhe një automatik Skorpion M-84 me silenciator, me një krehër me fishekë .
Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e veprimtarive të tjera kriminale ku dyshohet se është i përfshirë ky shtetas.
/AlpeNews.al





