Një 34 vjeçar është gjendur i vdekur në Korçë. Sipas policisë shkak u bë mbidoza e përdorimit të lëndëve narkotike.
Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 06.09.2018, në lagjen nr.7, në një banesë të pabanuar, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M.F., vjeç 34, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbidozës së përdorimit të lëndëve narkotike. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për vlerësim.


