Turistët e huaj dhe ata vendas kanë shfaqur një interes në rritje për monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike në Vlorë.
Monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike që administrohen nga D.R.K.K Vlorë, gjatë periudhës janar-gusht 2018 janë vizituar nga një numër i madh vizitorësh vendas dhe të huaj.
Në raport me vitet paraardhës dhe kryesisht me vitin 2017, shihet qartë një numër më i madh vizitorësh.
Një rritje e numrit të vizitorëve është shënuar në Kalanë e Kaninës, Kalanë e Porto Palermos dhe Parkun Arkeologjik të Orikut, në të cilat është investuar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por edhe në përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës së brendshme dhe sinjalistikës në ndihmë të vizitorëve.
Konkretisht në Kalanë e Porto Palermos numri i vizitorëve për periudhën janar-gusht 2018 është mbi 26 000, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë u regjistruan rreth 23 mijë vizitorë. Ndërsa parku arkeologjik i Amantias u vizitua nga 3000 vizitorë, ndërsa në 210 nga 2500.
Parku arkeologjik i Finiqit për periudhën janar-gusht 2018 u vizitua nga 3000 vizitorë, ndërsa në 2017 rreth 1700.
Numri i vizitorëve në kalanë e Kaninës për periudhën janar-gusht 2018 ishte 14 000 vizitorë ndërsa në të njëtën periudhë të 2017 mbi 500 vizitorë.
Edhe Manastiri i 40 shenjtorëve u vizitua nga mbi 500 vizitorë për periudhën janar-gusht 2018, ndërsa në janar-gusht 2017 nga mbi 100 persona.


