• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zhdukja e mistershme e 54-vjeçarit nga Puka, i biri përlotet live/ Vijnë denoncimet e para
Home
Sociale

Zhdukja e mistershme e 54-vjeçarit nga Puka, i biri përlotet live/ Vijnë denoncimet e para

29 November, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Orion Ahmeti ka mbërritur në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 për të denoncuar zhdukjen e babait të tij më shumë se 10 ditë më parë dhe për të apeluar për ndihmë. 54-vjeçari Idriz Ahmetaj nga Fushë Arrëzi ka ndërprerë komunikimet me familjen e tij më 19 nëntor. Djali i tij nuk i ka mbajtur lotët në studion e emisionit ndërsa ka përshkruar komunikimin e fundit me të atin.

I biri Orion Ahmetaj rrëfen se ai ka humbur kontaktet me familjen në mënyrë të mistershme.

Ai i ka telefonuar disa herë, i ati është përgjigjur duke treguar vendndodhje të ndryshme më pas telefoni ka qenë i fikur, raporton “BalkanWeb”.

“Ne ishim bashkë atë pasdite dhe më pas u ndamë se babi tha që kishte punë. Gjatë kësaj kohe ne kemi folur për rreth 2 orë me të. E kemi pyetur vazhdimisht dhe na ka treguar ku ishte (qan). Pas dy orësh, babi e ka hapur telefonin por nuk ka folur. Më pas kur i kemi rënë sërish telefoni ka dalë i mbyllur”, thotë Orion Ahmetaj.

I pyetur nëse kishin vënë re ose nëse babai kishte pasur ndonjë shqetësim, djali e mohon.

“Nuk kemi pasur asnjë shqetësim para se të largohej”, tha i biri. Ai thotë se policia nuk është angazhuar sa duhet për gjetjen e të atit. Për më tepër ende nuk është dhënë autorizimi për gjetjen e sinjalit të telefonit të babait.

“Në dyshuam se mos kishte rrëshqitur diku dhe kishte ngecur. Kërkuam me familjarë, kushërinj e bashkëfshatarë. Nuk kemi hequr dorë nga kërkimet. Por i kërkojmë policisë të angazhohet, sepse policia nuk po na ndihmon”, tha Orioni.

Por Pal Marku, Shef i Komisariatit Pukë mohoi këto deklarata. Ai theksoi se po hetohet me përparësi me këtë rast. “Kemi referuar çështjen në Prokurori. Po hetohet në disa pista që nuk mund t’’ bëj publike. Që në momentin e parë që kemi marrë informacionin kemi kryer veprimet dhe kemi bërë kërkime”, tha Marku.

Edhe gazetari Armir Mehaj ndërhyu me një lidhje telefonike duke sqaruar se policia po kërkon gjithandej. Mehaj solli në vëmendje se brenda familjes së Idrizit ka pasur një konflikt disa vite më parë.

Ndërkaq në studio erdhën dy mesazhe. Një e moshuar telefonoi nga Fushë-Preza, vend ku tha se kishte parë një person të ngjashëm me Idriz Ahmetaj dhe se i kishte dhënë 2 mijë lekë të vjetra. Po ashtu ajo tha se personi që i kishte kërkuar ndihmë ishte i sëmurë nga këmba. Më tej një vajzë shkruante se gjyshja e saj kishte parë një burrë të ngjashëm me 54-vjeçarin në Vorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si duket Toka nga Hapësira/ NASA publikon pamjet mbresëlënëse (VIDEO)
Previous article Liderët e Tiranës dhe raporti me Yee, ambasadorin e ri të SHBA në Shkup

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT