Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni.
Hoyt Brian Yee do të zëvendësojë Jess Bailey, i cili u emërua në dhjetor 2014. Kështu, administrata e presidentit Donald Trump ka rikthyer fuqishëm prezencën e SHBA-ve në Ballkan. Yee njihet ndryshe si ish-negociator i Uashingtonit për krizën që mbërtheu vendin në gjashtëmujorin e parë të vitit.
Brian Yee ka qenë deri pak javë më parë Zv/ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, duke luajtur rol të madh kryesisht në Evropën Lindore dhe Juglindore. /AlpeNews.al/



