Nis mbledhjen Asambleja Kombetare e PS-se. Fjalen e ka marre kreu i grupit, Taulant Balla i cili ka prezantuar votimin e rendit te dites me 12 pikat e axhendes se sotme.
Pas hedhjes ne vote, anetaresia e Asamblese beri edhe votimin e rendit te dites, sipas pikave te programuara ne kete axhende punimesh.
Ashtu si u njoftua zyrtarisht pas mbledhjes se Kryesise, ne mbledhjen e sotme pritet të kemi ndryshime në sekretariatin ekzekutiv, ku, përveç emrave, do të ketë dhe rregullime të funksioneve të tyre.
Ne fjalen e tij, Balla ka bere me dije se “Ndodhemi vetem 250 dite larg zgjedhjeve. Do te kemi vetem nje aleat ne keto zgjedhje dhe nje koalicion, vetem me qytetaret. Interesi yne do te jene vetem njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi. Jemi te gatshem te bashkëpunojmë me opozitën për reformat, por nese ajo do te vazhdoje me politiken e baltes ne do te vijojme me interesin e vetem qe kemi, qytetaret”- tha ai.


