• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU BABAIN E DY FËMIJË/ Sherri mes dy shqiptarëve. Kush është autori 26 vjeçar (EMRI)
Home
Breaking News

VRAU BABAIN E DY FËMIJË/ Sherri mes dy shqiptarëve. Kush është autori 26 vjeçar (EMRI)

6 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I riu shqiptar që vrau babain e dy fëmijëve në Itali, ka kyçur gojën para hetuesve.

Mediat italiane kanë publikuar identitetin e tij.

Ai është Marsel Disha Romelli 26 vjeç, i cili u konfliktua me bashkëkombësin e tij Arben Kola 32 vjeç.

Autori i dyshuar nuk po bashkëpunon me hetuesit, raportojnë mediat italiane, të cilat shkruajnë se i riu nuk ka pranuar që të flasë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Chiari mesnatën e së martës dhe të mërkurës në një lokal. 32-vjeçari Arben Kola, baba i dy fëmijëve, u dhunua për vdekje nga 26-vjeçari Romelli.

Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda, pasi i ishte shpuar një arterie.

Kurse autori Marsel Disha Romelli u arratis pas krimit, por u arrestua disa orë më vonë nga policia italiane.

Autoritetet thonë se dy shqiptarët kishin njohje prej disa kohësh me njëri-tjetrin. Si viktima, ashtu edhe autori, kanë pasur në të kaluarën precedent në lidhje me drogën.

Kohët e fundit, viktima Arben Kola ishte një marangoz i papunë, sipas shtypit vendas. Pavarësisht se të dy kishin precedent në fushën e lëndëve narkotike, nuk dihet nëse sherri që i shkaktoi vdekjen 32-vjeçarit të ketë lidhje me këtë pistë.

Zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes po e vështirëson edhe heshtja e autorit të dyshuar, Marsel Disha Romelli.

Ky i fundit dyshohet se e ka goditur 32-vjeçarin Kola me një send të fortë në gjoks, gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Por policia ende nuk e ka gjetur armën e ftohtë që është përdorur në krim.

Hetuesit italianë dyshojnë se 26-vjeçari mund të ketë përdorur një kaçavidë ose një shishe të thyer, por deri më tani kjo mbetet në kuadrin e hipotezës.

Po kështu, hetimet vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e sherrit mes dy shqiptarëve, që i morën jetën 32-vjeçarit Arben Kola.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zidan u largua nga Madridi/ Lojtari i Realit shfryn: Nuk më preferoi as në infermieri
Previous article E FUNDIT/ Aksident pranë pallatit të sportit. Autobusi përplaset me veturën, dëmtohen...

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT