Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 04.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B., vjeç 51, banues në fshatin Tomor i Vogël, pasi në Kuçovë, tek “Lapidari”, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës, shtetasin M.B., vjeç 69, banues në fshatin Çiflik, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.


