Pas zbulimit të identitetit të viktimës së ngjarjes së djeshme në Itali, policia ka dhënë detaje të reja. Sipas saj autori 26 vjeçar ishte me precedentë të mëparshme penale.
Dy personat u konfliktuan në dalje të një lokali, ku Kola përplasi kokën në trotuar, ku më pas 26 vjeçari e ka goditur e dhunuar. Më pas Kola u dërgua me urgjencë në spital, ku nuk u rezistoi dot plagëve të marra dhe humbi jetën.
***
Mediat italiane kanë zbuluar identetin e shqiptarit që humbi jetën pas një sherri në spital.
Ai është Arben Kola, 32 vjeç, baba i dy fëmijëve. Ai humbi jetën në spital ditën e sotme pas një sherri në rrugë. Ngjarja ndodhi në zonën e Chiari-t, në krahinën e Breshias.
Agresori, është një 26-vjeçar, i cili u arrestua herët në mëngjes nga karabinierët. Autoritetet italiane po rindërtojnë ngjarjen për të kuptuar motivin e sherrit që gjeneroi jashtë një banese. 32-vjeçari mendohet vdiq pasi i ra koka në trotuar.


