• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U PËRFOL SI NEGOCIATORE ME SERBINË/ Kryetarja e partisë “ALTERNATIVA”, Kusari-Lila: Nuk merrem me Thaçin!
Home
Rajon

U PËRFOL SI NEGOCIATORE ME SERBINË/ Kryetarja e partisë “ALTERNATIVA”, Kusari-Lila: Nuk merrem me Thaçin!

5 September, 2018 g.autor Rajon

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka mohuar se do të bëhet pjesë e ekipit negociator të Qeverisë për dialogun me Serbinë, që udhëhiqet nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këto deklarime të Kusari-Lilës vijnë pas një takimi që kishte pasur në mëngjes me Kryetarin e AKR-së, Behxhet Pacollin.

Mëngjesi i pesë shtatorit i bëri bashkë për kafe bashkëpartiakët e dikurshëm, Behgjet Pacollin dhe Mimoza Kusarin-Lilën. Diskutimi i situatës së përgjithshme në vend ka qenë arsyeja e takimit të tyre.

Së paku kështu ka deklaruar Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka thënë se diskutimi i situatës së përgjithshme në vend ka qenë arsyeja e takimit, por thotë se nuk ka ndonjë rezultat konkret nga ky takim.

“Ka qenë takimi diskutimi i situatës së përgjithshme, nuk ka kurgja konkrete prej atij takimi, dmth nuk ka absolutisht ndonjë rezultat ose përfundim që ia vlen të bëhet publik në këtë moment”, tha Kusari.

Por, Kryetarja e Alternativës ka mohuar se në këtë takim është diskutuar që ajo të jetë pjesë e ekipit negociator në dialogun me Serbinë. Gjersa, e vlerëson si shkelje të rëndë të Kushtetutës thirrjen e seancës së djeshme nga Qeveria.

“Jam shumë e qartë, për atë arsye edhe e kemi demantuar atë që është raportuar si takim me Z. Thaçi, nuk është opsion me qenë pjesë e ekipit negociator, si dhe atë që është duke ndodhë në Parlamentin e Kosovës e konsiderojmë si shkelje të rëndë të kushtetutës , me mënyrën se si janë proceduar bisedimet deri tani nga Z. Thaçi, por edhe me formën se si Qeveria ka ndërhyrë me seancën e djeshme për ta votuar delegacionin, pa e votuar rezolutën e propozuar nga opozita”, deklaroi ajo.

Kujtojmë se dy protagonistët pas ndarjes në AKR kishin thumbime e kritika ndaj njëri tjetrit pasi që ndarja nuk ishte fort miqësore. Ndërsa partia e Kusari-Lilës është tërhequr edhe nga koalicioni parazgjedhor që kishte formuar me partinë e Isa Mustafës, LDK-në.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYKATA KUSHTETUESE/ Kuvendi përplaset me Presidentin: KED s'mund të veprojë pa kaluar Vettingun e vetvetes
Previous article RISHIKIMI I KUFIJVE/ Partitë opozitare: Ideja e presidentit Thaçi rrezikon shtetësinë e Kosovës

g.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT