Një 43 vjeçar është arrestuar në Durrës. Personi në fjalë u ndalua nga policia për shkak të dhunës që ai ushtronte ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.H., vjeçe 43, banues në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi S.H., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.


