• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Protestat e QYTETARËVE: Na ktheni shtëpitë tona!
Home
Europë

SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Protestat e QYTETARËVE: Na ktheni shtëpitë tona!

5 September, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Kanë kaluar tre javë nga shembja e urës Morandi në Genova dhe banorët e evakuar nga zona përrrth vazhdojnë të mbeten të pastrehuar.

Dhjetra familje të evakuara nga banesat e tyre pas shembjes së urës Morandi, kanë protestuar para ndërtesës së Prefekturës së qytetit, duke kërkuar garanci për situatën në të cilën ata ndodhen.

Janë mbi 700 banorë të evakuuar për motive sigurie nga shtëpitë e tyre në 11 pallatet pranë urës Morandi e deri më sot vetëm një pjesë e vogël e tyre janë sistemuar në banesa të reja të vëna në dispozicion nga bashkia e Genovas.

Mes familjeve të evakuara rezultojnë të jenë dhe rreth 20 familje shqiptare.

Me pankartat “Na riktheni shtëpitë” “Respekt për ne”, banorët kërkuan përshpejtimin e procesit të strehimit të tyre por dhe dhëniet e lejes për marrjen e objekteve dhe sendeve personave nga banesat.

Këshilli bashkiak i Genovas ka takuar një delegacion të familjeve të evakuara dhe kryetari i Bashkisë së qytetit ka premtuar se brenda muajit shtator do të garantojë strehimin e të gjitha familjeve të evakuara.

Ndërkohë Guvernatori i rajonit të Ligurias, Giovanni Totti, ka deklaruar se brenda pak ditësh do të jetë gati plani për shëmbjen e pjesëve të mbetura ende në këmbë të urës Morandi si dhe të vendërtesa pranë kësaj zone.

Plani i shembjes mendohet se do të përfshijë dhe përdorimin e shpërthimit me eksploziv për dy këmbët e mbetura të urës. Më pas parashikohet se procesi i heqjes së gërmadhave do të zgjasë rreth 20 ditë.

Ndërkohë Prokuroria e Genovas së bashku me Policinë Financiare po vazhdojnë punënë në hartimin e të gjithë dokumentacionit të dosjes hetimore ndaj zbardhjes së shkaqeve e fajtorëve të kësaj tragjedie që i mori jetën 43 personave.

Arkitekti i njohur italian, Renzo Piano, i ka dhuruar qytetit të Genovas një projekt të ri për rindërtimin e urës Morandi.

Ky projekt përmban dhe një homazh ndaj viktimave. 43 shtylla do të ndriçojnë rrugën mbi urë, dritat e të cilave do bashkohen në formën e një vele.

Së fundm, Ministri italian i Infrastrukturës Danilo Toninneli ka deklaruar se nuk do të jetë më shoqëria “Autostrade per l’Italia ajo që do të rindërtoj urën e re Morandi.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDESHJA E SË PREMTES/ Ja kush do të vendosë "drejtësi" në sfidën Shqipëri-Izrael
Previous article ARRESTIMI I KRIMINELËVE/ Jo vetëm në Shkodër, operacioni policor shtrihet edhe në 4 qytete të tjera

g.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT