Një i ri shqiptar kërkohet nga hetuesit britanikë për t’u marrë në pyetje në lidhje me plagosjen e një personi më 20 Gusht në Londër.
Pavarësisht se deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, autoritetet atje po kërkojnë Fatjon Kokën, 23 vjeç. Sipas policisë, ai ka jetuar në të njëjtën zonë ku ka ndodhur dhe krimi, raportojnë mediat lokale.
Policia Metropolitane ka bërë të ditur se Koka ka një makinë “Mercedes 220” ngjyrë argjendi më targë AD08 JXW.
Ata u bënë thirrje të gjithë njerëzve që nëse e shohin të mos i afrohen, por të lajmërojnë menjëherë autoritetet.
Ngjarja për të cilën kërkohet shqiptari ndodhi në Vicarage Lane, Stratford. Policia mori larmin rreth orës 22:30 lidhur me një sherr në zonë.
Në vendngjarje, efektivët gjetën një 31-vjeçar të plagosur nga disa goditje me thikë.


