• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LANDFILLI ILEGAL” NË LIBRAZHD/ Bashkia denoncon djegien e mbetjeve urbane, dyshohet se është akt i qëllimshëm
Home
Sociale

“LANDFILLI ILEGAL” NË LIBRAZHD/ Bashkia denoncon djegien e mbetjeve urbane, dyshohet se është akt i qëllimshëm

3 September, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Librazhdit ka denoncuar në polici djegien e mbetjeve urbane, të cilat për ditë me radhë helmuan të gjithë qytetin dhe fshatrat rrotull.

Duke e cilësuar një akt të qëllimshëm, kryetari i bashkisë bëri thirrje për zbardhje të plotë.

“Ne si bashki kemi bërë denoncim në polici dhe kërkojmë zbardhjen e kësaj ngjarjeje që për fat të keq është e përsëritur. Edhe herë të tjera persona të papërgjegjshëm kanë djegur mbeturinat në qytet”, tha kryebashkiaku Kastriot Gurra.

Një përrua shumë pranë qytetit, për 10 vite me radhë është përdorur si venddepozitimi për mbetjet urbane, ndërsa për situatën e krijuar në këtë zonë, Bashkia e Librazhdit kërkon ndihmën e Ministrisë së Mjedisit.

“Varianti i parë, shumë i kushtueshëm, është që ne t’i marrim mbeturinat nga aty dhe t’i transportojmë në inceneratorin e Elbasanit. Varianti tjetër është izolimi i mbeturinave duke mbjellë pemë dhe hedhur dhe”, u shpreh kryebashkiaku.

Ndërkohë, që prej një muaji, Bashkia e Librazhdit i trajton mbetjet urbane në inceneratorin e Elbasanit. Drejtuesit e këtij të fundit u bëjnë thirrje të gjitha bashkive të qarkut të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe t’i japin fund ndotjes.

Për sa kohë mbetjet e 10 viteve të qëndrojnë në përrua, me zjarre të qëllimshme apo të paqëllimshme, situata do të jetë problematike dhe e pazgjidhur, ndërsa Librazhdi do të vuajë ndotjen që vjen prej tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI I BUJSHËM/ MESSI: RONALDO më ka befasuar, REALI tashmë nuk...
Previous article E RËNDË/ Fëmija 14 vjeçar DENONCON: Më përdhunoi një burrë 31 vjeçar që... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve Aktualitet

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT