• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KENI KILOGRAMË TË TEPËRT/ Ja ushqimet që nuk shëndoshin dhe luftojnë urinë
Home
Shëndet

KENI KILOGRAMË TË TEPËRT/ Ja ushqimet që nuk shëndoshin dhe luftojnë urinë

3 September, 2018 enxhi.autor Shëndet

Çdo ushqim ka një ndikim të caktuar tek uria, hormonet dhe numri i kalorive të djegura.

Në këtë artikull  do të mësoni më shumë për ushqimet që ju ndihmojnë të mbani peshën nën kontroll.

Vezët

Studimet e kohëve të fundit, kanë treguar se vezët janë të mira për shëndetin dhe përkundër pretendimeve të mëparshme, ato nuk shkaktojnë probleme për zemrën dhe nuk ndikojnë në kolesterolin në gjak.

Për më tepër, vezët janë të pasura me proteinë, yndyrna të shëndetshme dhe ju mbajnë ngopur për shumë gjatë, duke ofruar pak kalori.

Vezët janë të pasura me ushqyes dhe plotësojnë shumë nevoja të organizmit.

Pjesa më e madhe e ushqyesve janë tek e verdha e vezës.

Barishtet Dhe Perimet

Barishtet si spinaqi apo brokoli, lulelakra, lakra ofrojnë sasi të shkëlqyera të proteinës.

Ato janë perfekte për rënien në peshë, sepse përmbajnë pak kalori dhe karbohidrate por shumë fibër.

Ngrënia e barishteve u jep volum vakteve tuaja por kufizon sasinë e kalorive.

Shumë studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se vaktet dhe regjimet ushqimore me një dendësi të ulët energjie e ndihmojnë njeriun të konsumojë më pak kalori.

Për më tepër, barishtet përmajnë shumë vitamina, antioksidantë dhe minerale siç është kalçiumi që ndihmon në djegien e yndyrnave.

Mishi Pa Yndyrë I Viçit Dhe Pulës

Mishi i kuq i papërpunuar dhe pa yndyrë ka një rol të rëndësishëm për mirëqenien e organizmit.

Ai përmban shumë proteinë, një ushqyes i rëndësishëm, prania ditore e të cilit ju ndihmon të digjni nga 80 deri në 100 kalori në ditë.

Për më tepër, falë proteinës, njeriu mund të përgjysmojë dëshirën për ushqim në mbrëmje vonë dhe të humbasë 2 kilogramë në muaj.

Meqenëse mishi i kuq nuk është shumë i rekomandueshëm, proteinën mund ta gjeni edhe te shumë produkte bimore si më poshtë.

Fasulet, Supat Dhe Bishtajat

Disa fasule dhe bishtaja si mashurka apo barbunja etj, janë të rekomandueshme për rënien në peshë.

Këtu përfshihen edhe thjerrëzat, fasulet e zeza, të bardhat e të tjera.

Këto ushqime përmbajnë shumë proteinë dhe fibër, dy ushqyes që ju ndihmojnë të jeni të ngopur për më gjatë.

Njerëzit që duan të bien në peshë, gjithashtu duhet të hanë më shumë supëra.

Studimet kanë treguar se ngrënia e një ushqimi të transformuar në supë, pra jo i skuqur apo i pjekur, i bën njerëzit të jenë më të ngopur.

Për rrjedhojë, ata janë më pak të uritur dhe marrin më pak kalori

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Wikileaks, zhduket bashkëpunëtori i Julian Assange
Previous article KOÇO KOKËDHIMA/ Plaçkitësit, spiunët dhe të kapurit sot rikthehen në Kuvend

enxhi.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT