Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpallur moton e re politike për këtë sesion ku në fokus janë politikanët që grabisin shqiptarët.
Kjo forcë poltike ka objektiv që të mos i tolerojë më.
Ka qenë kreu i grupit Petrit Vasili i cili shpalli moton dhe tha se realiteti i pandëshkueshmërisë po përdoret poshtërsisht nga zyrtarët.
“Tolerancë zero ndaj hajdutërisë dhe kriminalitetit shtetëror që ka ozurpuar vendin dhe luftë ka kompromis me çdo mjet demokratik, të gjithë forcën e duhur të politikës dhe qytetarëve për të ndaluar këtë hordhi që po e shkatërron vendin në mënyrë të pakthyeshme.
Reforma në drejtësi prodhoi padrejtësinë më të keqe.Prokuroria nuk lëviz gishtin.Numrat janë krejtësisht të parëndësishëm për ne.
Sot Shqipëri përballet me një situatë të krimit në vend nga më të rëndat. Shkodra po përballet në mënyrë të përditshme me krime të njëpasnjëshme, njëri më i rëndë se tjetri.
Krime që kanë nxjerrë në pah një shtet që e ka të pamundur të veprojë, i ka duart e lidhura sepse ka qenë përdorues dhe ka qenë njësh me kriminelët në të gjithë situatat e qeverisjes apo në zgjedhje.
Për këtë arsye janë kriminelët që diktojnë dhe në komisariatet e Shkodrës dhe nuk është më shteti. Kjo situatë kriminale ka diktuar dhe një rrënim ekonomik të pandalshëm”, shprehet Vasili.


