• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E SENATORIT AMERIKAN/ McCain do të prehet në Akademinë Detare të SHBA-së
Home
Nderkombetare

VDEKJA E SENATORIT AMERIKAN/ McCain do të prehet në Akademinë Detare të SHBA-së

3 September, 2018 enxhi.autor Botë, Nderkombetare

Senatori John McCain do të prehet në Akademinë Detare të SHBA në Annapolis, Maryland, pas një ceremonie të vogël private.

Një manifestim me avionë ushtarakë u mbajt në nder të senatorit të ndjerë.

McCain u diplomua nga Akademia Detare në vitin 1958, më vonë shërbeu në Vietnam si pilot avioni luftarak. Familjes dhe miqve iu bashkuan ish-shokët e tij të shkollës dhe nënoficerët e marinës.

Ky ishte fundi i një jave memoriale për McCain, i cili vdiq më 25 Gusht, në moshën 81-vjeçare, si pasojë e kancerit në tru.

Të shtunën, personalitete nga spektri politik u mblodhën në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit në nder të Senatorit të Arizonës, i cili ishte një nga politikanët më të rëndësishëm të Amerikës.

McCain do të prehet pranë ish shokut të klasës dhe mikut të tij, Admiralit Chuck Larson, i cili rezervoi katër pjesë toke në varrezat idilike për ata të dy dhe gratë e tyre para se të vdiste në vitin 2014.

“Chuck ka krahun e tij të djathtë pranë tashmë”, tha për CNN bashkëshortja e admiralit të ndjerë.

Djemtë e McCain, Jack dhe Don bënë homazhet e tyre në ceremoninë e së dielës, së bashku me gjeneralin e dalë në pension, David Petraeus dhe senatorin Lindsey Graham, një mik i ngushtë i McCain.

Presidenti Trump, i cili kishte debate të mëdha personale dhe politike me McCain, ka kaluar fundjavën në fushën e tij private të golfit në Virxhinia dhe nuk ka marrë pjesë në funeral

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPALLETTI BEFASON ME ZGJEDHJET E TIJ/ INTERI dorëzon SOT listën e lojtarëve në...
Previous article "NJË NATË VETËM PËR FËMIJËT"/ AQSHF: Kthim në vegjëli me filmat shqiptarë të animuar

enxhi.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT