• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“NJË NATË VETËM PËR FËMIJËT”/ AQSHF: Kthim në vegjëli me filmat shqiptarë të animuar
Home
Kulturë
Kinematografi

“NJË NATË VETËM PËR FËMIJËT”/ AQSHF: Kthim në vegjëli me filmat shqiptarë të animuar

3 September, 2018 g.autor Art, Kinematografi, Kulturë, Trashegimi

Flaka magjike e animacionit në kinematografinë shqiptare ishte veçanërisht e ndritshme gjatë viteve ’90, ndaj në 4 shtator Arkivi Filmit i dedikon një mbrëmje shumë të veçantë kontributit të jashtëzakonshëm të regjisorëve të filmave të animuar.

Në bashkëpunimin me Tulla Nouvelle AQSHF organizon një kthim te fëmijëria jonë dhe ftesë për fëmijët e sotëm, një natë për mos tu humbur, nën yje, në tarracën e Pallatit të Kulturës. .

Pas rënies së diktaturës, animacioni shqiptar përjetoi një rilindje të shkurtër, edhe pse këta filma të mrekullueshëm shihen rrallë dhe nuk njihen sa duhet nga publiku i gjerë.

Fatkeqësisht, filmat artistikë të viteve ’90 kanë eklipsuar filmat novatorë dhe imagjinativë të bërë në argjilë, vizatim dhe prerje nga artistë të talentuar dhe ëndërrimtarë si Stefan Taçi, Rikarda Nova, Artur Dauti, Ergys Faja, Shaqir Veseli, Artan Maku, etj.

Zanafilla e filmit vizatimor në Shqipëri

Në vitet ’70, me shkurtimin drastik të importit, si rezultat i politikës së izolimit të ndjekur nga shteti në fushën e kulturës, u shënua një rritje e ndjeshme e prodhimit, nga 5-6 filma artsitikë në vit të “Kinostudios” në fillim të periudhës, deri në 8-10 . U zgjerua gama e zhanreve; u bënë filmat e parë për fëmijë, ku u shqua regjisorja Xhanfize Keko.

Më 1975 me propozimin e vetë drejtorit të asaj kohe, Vangjush Zallëmi, filloi puna rreth krijimit të filmit të parë vizatimor. Piktori rregjisori Vlash Droboniku, me operatorin Tomi Vaso të dy së bashku me piktoren e sapo punësuar një vit më parë (1974) Natasha Vodica përbëjnë stafin prej tre vetësh në krijimin e filmit vizatimor të parë për Shqipërinë me titullin “Zana dhe Miri” , filmi i parë i prodhuar ne vitin 1975, ku me pas vijoi prodhimi i filmave me teknikën e vizatimit dhe më vonë i filmave me teknikën e kombinuar me sende reale. Pra lindi kështu filmi vizatimor shqiptar si pjesë e “Kinostudios Shqiperia e Re” i cili arriti numrin deri në 16 filma në vit.

Krijimtaria kinematografike, e përqendruar në një kinostudio dhe në TV Shqiptar, ishte fryt i bashkëpunimit të organizuar nga shteti mes kineastëve, regjisorëve të të gjitha brezave, shkrimtarëve, piktorëve, kompozitorëve, aktorëve, dhe industrisë kinematografike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E SENATORIT AMERIKAN/ McCain do të prehet në Akademinë Detare të SHBA-së
Previous article Java e Ligës së Kombeve/ Ju NJOHIM me kompeticionin e ri të UEFA-s (DETAJE)

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT