• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKSTRADUA NË TIRANË/ Kush është italiani që i shiti makinë të vjedhur ish zyrtarit të lartë
Home
Breaking News

U EKSTRADUA NË TIRANË/ Kush është italiani që i shiti makinë të vjedhur ish zyrtarit të lartë

1 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një italian i dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 vite burg pasi i shiti një makinë të vjedhur ish-zëvendësministrit të Brendshëm Ilir Marko, është ekstraduar një ditë më parë drejt vendit tonë.

“Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano drejt vendit tonë, i shtetasit italian Massimiliano Locorotondo, 35 vjeç, lindur në Ostuni, Itali dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr. 899 datë 07.07.2013, ka vendosur dënimin me 8 vjet burg, për veprën penale ‘Trafik i mjeteve motorike’, parashikuar nga nenet 141/a/2 e 291 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë’”,njoftoi këtë të shtunë Policia.

Hetimet

Në raportin hetimor të prokurorisë, tregohet e gjithë rruga se si është trafikuar nga Italia në Shqipëri një Passat që më vonë u targua me targat TR 0101. Atë e kishte sjellë në Shqipëri shtetasi italian Massimiliano Lacorotondo. Ky mjet u bllokua nga policia e Tiranës më 28.05.2004, për arsye se rezultonte i vjedhur në Itali më 26.08.2003 ku kishte mbajtur tragën CD 260 TB.

Makina iu kap shtetasit A.L., i cili deklaroi se ajo ishte në pronësi të firmës “Quinda” dhe se ai ishte vetëm shofer. Nga sekuestrimi i praktikës për blerjen e makinës rezultoi se “Quinda” ia kishte blerë makinën më 07.10.2003 Ilir Markos, i cili kishte punuar si menaxher në këtë subjekt.

Hetimet zbuluan se makina ishte futur në Shqipëri nga shtetasi italian Massimiliano Locorotondo dhe më pas ishte deklaruar i vjedhur në policinë italiane. Passati i përkiste një subjekti që jepte makina me qera.

Dokumentat provonin se makina kishte hyrë në territorin shqiptar më 19.08.2003, sipas vërtetimit të hyrjes nr. 263 të lëshuar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës dhe si person është regjistruar Ilir Marko. Ai ka nënshkruar edhe deklaratën doganore nr. 8050, datë 19.08.2003 pranë Doganës së Kapshticës dhe më pas ka likuiduar edhe detyrimet doganore në vlerën 211.292 lekë pranë degës së Bankës së Kursimeve të Korçës.

Me këto dokumenta Ilir Marko paraqitet në DRSHTRR në Tiranë për ta pajisur mjetin me leje qarkullimi dhe targa, në emër të tij. Ai ka përdorur edhe një kontratë shitblerje të mjetit që mban datën 18.08.2003, të hartuar në zyrën e noteres M.Sh., Marko rezulton blerës i mjetit, ndërsa italiani Massimiliano Lacorotondo shitës i tij./Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Me gjithë respektin"/ Dasma Harry-Meghan nuk është e vetmja që mahniti botën (FOTO)
Previous article REAL - LEGANES/ Penallti për miqtë, e pabesueshme çfarë bën sulmuesi (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit Aktualitet

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT