• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BIZNESMENI U VRA ME KALLASHNIKOV/ Detajet: Autorët nuk kursyen as dy kushërinjtë. I qëlluan dhe…
Home
Breaking News

BIZNESMENI U VRA ME KALLASHNIKOV/ Detajet: Autorët nuk kursyen as dy kushërinjtë. I qëlluan dhe…

1 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër ku u gjet i vdekur në zonën e Livadhës biznesmeni 30-vjeçar Arjan Ferracaku.

Fax News raporton se autori ka qenë i pa maskuar dhe po e prisnin viktimën dhe dy personat e tjerë në Livadhe.

Autori ka qelluar me breshëri automatiku duke mos dashur të kursejë as dy personat e tjerë por këto të fundit kanë mundur të largohen duke i shpëtuar plumbave.

Sipas burimeve dy personat e njohin autorin e vrasjes.

Arjan Ferracaku ka qenë së bashku me dy persona të tjerë duke kalëruar pasi ishte ishte i apasionuar pas këtij sporti.

Viktima është gjetur i vrarë, ndërsa në një zonë pak më larg është gjetur një mjet  i braktisur, për të cilin policia tha se nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë.

Dy personat e tjerë të cilët shoqëronin biznesmenin, identiteti i të cilëve akoma nuk bëhet i ditur janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje në polici.

Mësohet se viktima është qëlluar me kallashnikov. Ferracaku ka qenë pronar i një hoteli në zonën e Velipojës, dhe ishte baba i dy fëmijëve. Po ashtu ai ka pasur dhe një restorant në Shkodër.

Në një postim në rrjetet sociale vetëm rreth 4 orë më parë biznesmeni i vrarë nuk kishte shprehur ndonjë shqetësim nëse ndihej i kërcënuar dikush.

Ai madje njofton për një garë me kuaj që do të zhvillohej nga Akademia e Hipizmit Vllaznia, ku shkruan se të gjithë ata që duan të marrin pjesë të paraqiten nga data 1 deri më 14 shtator për regjistrim kundrejt një pagese.

Rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh,  tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri  shtetasi A.V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku  kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjere dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë shërbimet  e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë  në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bëri gafë të pafalshme/ Klop i thotë Alisonit: Bëre gabimin që duhej, pasi...
Previous article Luftëtari katastrofik/ Flamurtari del në krye falë një SUPERGOLI të Bushiç

F.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit Aktualitet

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT