Ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mesditën e sotme. Trupi i dekompozuar i Arjan Ferracakut, me origjinë nga Kosova dhe i moshës 31 vjeç është gjendur pranë një automjeti të djegur në lagjen e “Livadheve” në qytetin verior.
Është ekzekutuar me kallashnikovë 30 vjeçari, Arjan Ferracuku, që siç e mësoi fillimisht edhe AlpeNews.al është personi që shihni mëposhtë.
Viktima duket se kishte pasion hipizmin dhe kuajt, pasi dhe kur u qëllua ishte duke kalëruar me dy djemtë e hallës së tij.
Edhe postimi i fundit në Facebook kishte të bënte pikërisht me hipizmin.
Ai gjithashtu ishte pronar i dy lokaleve në Velipojë, nga ku mund të ngrihen edhe pista të hetimit.
Përgatiti: AlpeNews.al



