Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në periferi të qytetit. Viktima është Arjan Ferracaku 30 vjeç, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me pistoletë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Arjan Ferracaku është gjetur i pajetë pranë një makine të djegur rreth orës 14:00. Por të dhënat e para janë kontradiktore nëse makina e djegur ka lidhje me ngjarjen.
Mësohet se viktima po bënte xhiro me kalë në momentin kur është qëlluar me kallashnikov. Ferracaku ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilët ndodhen në komisariatin e Shkodrës.


