• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI NDAJ KLODIANA LALËS/ Gazetarja merret në pyetje nga Policia për breshërinë e PLUMBAVE
Home
Breaking News

SULMI NDAJ KLODIANA LALËS/ Gazetarja merret në pyetje nga Policia për breshërinë e PLUMBAVE

31 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu është takuar me Kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj ku temë e diskutimit ka qenë hetimi në lidhje me sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit.

Në orët e paradites së sotme, kreu i policisë i shoqëruar edhe nga drejtori i policisë së Tiranës kanë mbërritur në prokurori ku qëndruar për rreth 30 minuta. Gjatë takimit mes zyrtarëve mësohet se është diskutuar në lidhje me hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të së enjtes.

Hetuesit kanë thirrur dhe vetë gazetaren për ta marrë në pyetje lidhur me dyshimet për autorët e mundshëm.

Deri tani mësohet se grupi i hetimit ka sekuestruar disa kamera sigurie në zonën ku mendohet se kanë lëvizur autorët e ngjarjes, ndërsa ka marrë në pyetje edhe disa persona në cilësinë e dëshmitarëve por ende nuk ka të dhëna për gjetjen e autorëve të krimit.

Banesa e prindërve të gazetares u qëllua me dhjetë plumba kur brenda saj ndodheshin dy fëmijët e Klodiana Lalës dhe prindërit e saj. Vetë gazetarja ka shprehur dyshimet se ngjarja ka lidhje me profesionin e saj pasi ajo dhe familja nuk kanë konflikte personale, por gjithsesi dhe kjo pistë është në hetim nga prokuroria.

Policia u lajmerua gati 4 ore pas sulmit

Ndërkohë rreth orë 15:00 policia dhe prokuroria e Tiranës dolën me një deklaratë të përbashkët ku saktësohet se sulmi ka ndodhur rreth orës 03:00 ndërsa policia mësoi ngjarjen gati 4 orë më vonë.

“Në datë 30 gusht 2018, rreth orës 06.40 minuta, Policia e Tiranës u njoftua se në rrugën “Shkëndija”, fshati Bruk, Tiranë persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arif Lala, i ati i gazetares Klodiana Lala, informojmë se:  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Për pasojë është dëmtuar fasada ballore dhe dera hyrëse e banesës. Në momentin e sulmit, në banesë ishin prindërit e gazetares, vëllai, dy fëmijët e gazetares dhe dy miq të afërm të familjes. Personat brenda banesës nuk kanë pësuar dëmtime.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Ministrat e BE të shqtësuar: Mund të destabilizohet Ballkani
Previous article Vjeshta trokiti dhe po ju prezantojmë trendin që do të bëjë "NAMIN" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT