• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRESHËRI PLUMBASH NË BANESËN E LALËS/ Policia dhe Prokuroria: Kemi ngritur GRUP HETIMI për personat që qëlluan
Home
Aktualitet
Media

BRESHËRI PLUMBASH NË BANESËN E LALËS/ Policia dhe Prokuroria: Kemi ngritur GRUP HETIMI për personat që qëlluan

31 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Kronikë, Media

Deklaratë e përbashkët e Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës vijon si mëposhtë për breshërinë me plumba mbi banesën e  prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Në lidhje me veprimet e kryera për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 30 Gusht 2018, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit A.L, i ati i gazetares K. L, informojmë se:

Në datë 30 gusht 2018, rreth orës 06.40 minuta, Policia e Tiranës u njoftua se në rrugën “Shkëndija”, fshati Bruk, Tiranë persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit A. L.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Për pasojë është dëmtuar fasada ballore dhe dera hyrëse e banesës. Në momentin e sulmit, në banesë ishin prindërit e gazetares, vëllai, dy fëmijët e gazetares dhe dy miq të afërm të familjes. Personat brenda banesës nuk kanë pësuar dëmtime.

Në lidhje me këtë ngjarje, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes si dhe janë kryer një sërë veprimesh me metoda speciale të hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po vijon me intensitet maksimal veprimet hetimore dhe procedural, por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ GJENI brenda dhe jashtë fushës, MARADONA kap “vrasësin” e tij
Previous article DEBATI PËR KUFIJTË/ Hoti: Deklaratat e Veselit të vonuara, është bashkëfajtor në dëmin që...

g.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT