• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DHUNUA PËR VDEKJE PËR MBLEDHJEN E KANAÇEVE/ Ja çfarë u vendos për të arrestuarit
Home
Breaking News

U DHUNUA PËR VDEKJE PËR MBLEDHJEN E KANAÇEVE/ Ja çfarë u vendos për të arrestuarit

30 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dyshohet se dhunuan për vdekje 56- vjeçarin, lihen në burg xhaxhai bashkë me dy nipërit. Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 45 ditë për Emiljano Nazifin, i dyshuar si autor i vdekjes së Nevruz Fiqit, 56 vjeç, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij të premten e kaluar. Përveç Nazifit, në burg janë lënë dhe Emiljano Nazif dhe Edison Nazif, të dy nga 30 vjeç. Këta tre persona dyshohet se më 23 gusht, në mbrëmje, kanë dhunuar për vdekje 56-vjeçarin Fiqi. Ky i fundit u gjet të nesërmen pa shenja jete në banesën e tij nga i vëllai.

Pas hetimeve, Policia vuri në pranga xhaxhanë dhe dy nipërit e tij, pasi fqinjët deklaruan se kishin qenë pikërisht këta persona që ushtruan dhunë mbi 56-vjeçarin. Prokurori i çështjes kërkoi masën arrest me burg për tre të akuzuarit, pasi, sipas tij, viktima kishte shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe se vdekja e tij ka ardhur pikërisht nga ky shkak. Në fund, Gjykata pranoi një kërkesë të tillë duke dhënë masën arrest me burg me afat 45 ditë, kohë e cila do të shërbejë për caktimin e shkakut të vdekjes së 56-vjeçarit. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojnë se cili ka qenë shkaku i vdekjes së Nevruz Fiqit, i cili jetonte në qytetin e Korçës në një pallat 2-katësh i vetëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:00 të datës 23 gusht, ku tre të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushte e shkelma shtetasin 56-vjeçarin, i cili, si pasojë e kësaj dhune fizike, dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij. Policia nisi hetimet pasi në fytyrën e viktimës u konstatuan shenja dhune. 56-vjeçari fillimisht është konfliktuar me Emiljano Nazifin, person ky me precedentë penalë.

Burime nga Policia bënë të ditur se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës janë konstatuar gjurmë gjaku dhe hematoma në fytyrë. Ndaj tre të arrestuarve, Prokuroria e Korçës ka ngritur akuzën “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ramos “thumbon” RONALDON/ Modriç e meritonte atë çmim më shumë se...
Previous article AKSIDENT TRAGJIK/ 17 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT