• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPËTOI JETËN 15 VJEÇARIT/ Kush është infermierja heroinë nga Gramshi. I mituri u KAFSHUA nga nëpërka
Home
Breaking News

I SHPËTOI JETËN 15 VJEÇARIT/ Kush është infermierja heroinë nga Gramshi. I mituri u KAFSHUA nga nëpërka

30 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mund të cilësohet padyshim si “heroina” e ditës. Meriton nderim dhe respekt të thellë. E pakursyer, e palodhur, me shpirt human, kjo grua i shpëtoi sot jetën një 15 vjeçari që rrezikonte me jetën.

Quhet Rruzhdie Xheka. Punon si infermiere në Njësinë Administrative Tunjë të Gramshit.

Sot në fshatin e thellë malor të Gramshit, Jançe Verri, ndodhi një ngjarje e rëndë. Nepërka kafshoi 15 vjeçarin Ledio Dollani. Gjendja e tij u përkeqësua në pak minuta ndërsa helmi avanconte në organizëm.

Për ngjarjen u njoftua infermierja e cila është nisur menjëherë në këmbë drejt fshatit duke e përshkuar e vetme rrugën në pyll në më pak se një orë.

Sapo ka mbërritur infermierja i ka çarë plagën e kafshimit të gjarpërit, ka thithur helmin dhe ka kryer mjekimet e nevojshme.

Gjendja e tij është përmirësuar, ndërsa është monitoruar personalisht nga infermierja me një eksperiencë 20 vjeçare dhe që gëzon respekt në të gjithë zonën.

Pas punës profesionale të kryer familjarët kanë falënderuar infermieren, që u shpëtoi djalin. Ndërsa ajo me modesti është shprehur se ka kryer detyrën, se është vëtë nënë dhe se nuk do të kursehet duke u ardhur në ndihmë gjithkujt që kanë nevojë.

Sot Rruzhdie Xheka shpëtoi nga vdekja 15 vjeçarin pasi nuk kishte kohë për ta transportuar për në spital. Ajo kreu punën e një ekipi të tërë mjekësor që raste të tilla janë mjaft delikate edhe në spitalet më të specializuara. Por në fshatrat e Njësisë Administrative Tunjë banorët shprehen se ajo ka shpëtuar mjaft jetë njerëzish duke iu gjendur në çdo kohë.

E pra njerëz të tillë i nevojiten këtij vendi. Ndaj dhe Rruzhdia sot meriton edhe urimin tonë: Shëndet dhe jetë të gjatë “heroinë” e ditëve të sotme”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON SËRISH "PROBLEME"/ Donald Trump sulmon presidentin e CNN
Previous article Unë isha doktoreshë në "Aushvic"/ Historia gruas që praktikoi qindra aborte për të shpëtuar jetët e grave hebreje

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT