Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj ka vlerësuar edhe njëherë punën e saj Klodiana Lalës si gazetare. Ai ka dënuar aktin ndaj saj dhe duke i bërë thirrje Prokurorisë të bëjë detyrën.
Plot 10 plumba në banesën ku ishin prindërit dhe vëllai i saj. Dënoj me forcë këtë akt mafioz, duke i shprehur gjithë solidaritetin e mbështetjen time gazetares Klodiana Lala si dhe vlerësimin për punën saj plot pasion e përkushtim në çështjet investigative, sidomos ato që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar. I bëj apel Policisë dhe Prokurorisë të zbulojnë kërcënuesit dhe t’i vënë para drejtësisë.
Shezai Rrokaj, deputet
Postimi i plotë:



