• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRESHËRI PLUMBASH DREJT BANESËS SË LALËS/ Artan Hoxha lë komentin e FORTË: Kuptoje nga shkrimi kush e ka bërë
Home
Breaking News

BRESHËRI PLUMBASH DREJT BANESËS SË LALËS/ Artan Hoxha lë komentin e FORTË: Kuptoje nga shkrimi kush e ka bërë

30 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 03:00, ku shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës është përfshirë nga një breshëri plumbash.

Të menjëhershme kanë qënë reagimet nga miqte gazetarë e sigurisht, nga politika. Gazetari investigativ Artan Hoxha në një shkrim të gjatë shpreh mbështetjen ndaj gazetares si dhe tregon disa nga frikat e tij.

Një nga komentuesit e pyet nëse “Artan Hoxha e di se kush e ka bërë”. Përgjigja e gazetarit lë vend për diskutim.

Statusi Artan Hoxhës:

Nuk ka asnje dyshim se bresheria e kallashnikovit qe ka terrorizuar dje ne mesnate familjen e koleges Klodiana Lala ka lidhje me detyren e saj si gazetare dhe si reportere e shkelqyer terreni….
Mesazhi eshte i qarte, vija e kuqe nuk duhet shkelur, nga reporteret e terrenit. Per fat te mire babai, nena e semure, vellai, motra dhe dy vajzat e Klodit qe kane qene ne banese kane shpetuar pa deme. Ngjarja me ka shokuar, me ka lene pa fjale dhe me ka tronditur pa mase. Jo thjesht pse ka vene ne shenjester Klodin me te cilen kam punuar prej 15 vitesh, ngjarja do ishte njelloj e rende sikur kedo nga reporteret apo gazetaret ta kishin vene ne objektiv. Nuk kam pike dyshimi se Klodi do te shkurajohet apo do te humbe qofte dhe nje fije nga guximi dhe kurajo qe e karakterizon ne profesionin e saj. Nuk eshte hera e pare qe e kane kercenuar. Perkundrazi, per me shume se nje dekade e gjysem qe punoj me te, jam deshmitare dhe kam qene ne krah te Klodit kur e kane kercenuar me dhjetera dhe me qindra here, me te gjitha format e mundeshme. Pavarsisht presionit te pashembullt Klodi i ka perballuar si asnje femer gazetare qe njoh ne kete vend. Gjithnje ka dale me e forte. Trishtimi dhe tronditja kete radhe qendron ne faktin se ata qe e kane cuar mesazhin e dine kete qe sa po thashe me larte. E dine qe Klodi s’ka frike, se ate personalisht nuk e trembin dhe nuk e bejne dot te hesht. Prandaj kane synuar ta gjunjezojne duke vene ne shenjester familjen e saj. Kam punuar me Klodin qysh kur ishte studente, Ia njoh nje nga nje gjithe familjen, nga prinderit, vellai motrat, bashkeshorti dhe dy vajzat e vogla. Ajo ka nje familje te mbrekullueshme, askush, asnjehere, asnjeri prej familjareve te saj nuk ka patur qofte dhe problemin me te vogel me ndokend. Kjo me trondit me shume. Sapo e mesova ngjarjen ne oret e para te dites, fola me Klodin. E pabesueshme, ishte ne pune ne terren duke pergatitur kroniken e dites. Timbri i zerit te saj nuk kishte asnje grame dridhje, frike apo shenje pasigurie. Ishte shpuze, prush e flake si gjithnje. Klodit nuk ia kam kurre friken, por sot jam me familjen e saj dhe uroj qe ta kalojne me sa me pak tronditje dhe dhimbje ngjarjen e mbremshme. Ajo bresheri kallashnikovi na ka futur te dridhurat te gjitheve, ne dhe familjeve tona. Familjare te Klodit, Ju nuk jeni vetem. Klodi, ti nuk do jesh kurre vetem. Me ty jane gjithe shqiptaret, nga jugu ne veri, nga Alaska deri ne Japoni, cdo nje prej tyre qe do mesoje sot per kete ngjarje.
Pak jave me pare i keshillova koleget e mi publikisht, sidomos ata te terrenit, qe te bejne kujdes. Krimi, ai i rruges, i organizuar, i lidhur me politiken apo me shtetin eshte bere me i fuqishem se kurre. Ka dale jashte kontrollit dhe nuk ia ben syri terr para askujt. U kerkova me keqardhje te raportojne deri aty ku nuk rrezikojne jeten e tyre dhe te familjeve te tyre. Sepse ne kete vend nuk ia vlen te rrezikosh me shume. Nuk kemi nevoje per deshmore ne varreza, kemi boll, na duhen heronj te gjalle. Nuk paskam gabuar, sensoret e mi kane qene te sakte. Thjeshe nuk mendova se mesazhi i koduar do te vinte kaq shpejt, kaq i forte, kaq i drejtperdrejt…
nje bresheri e gjate kallashnikovi mbi familjen e nje reportereje….
Oh c’kob, cfare trishtimi…
Ju kuptuam QARTE zoterinj kriminele. Nuk na late fije dyshimi se me ke kemi te bejme….

 

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRESHËRI PLUMBASH NDAJ BANESËS SË LALËS/ Rrokaj: Mbështetje për gazetaren, liria e medias është në rrezik
Previous article Mungesë e madhe e Skocisë/ Ylli i Premier Ligës do të mungojë përballë Shqipërisë

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT