Në një reagim në profilin e tij Facebook deputeti Taulant Balla ka ironizuar Kreun e PD Lulzim Basha, duke i treguar se ka ngatërruar festat dhe homazhet i ka bërë në vendin e gabuar.
Postimi i Taulant Ballës:
U zgjodh kryebashkiak duke ngatërruar kutitë. Pastaj kryetar i PD duke ngatërruar tërë partinë. Më pas ngatërroi e bëri lëmsh edhe listat e deputetëve. Më tej, akoma e ngatërroi Partinë Demokratike me një burim parash të zeza në një ishull të Amerikës Jugore. Vazhdoi sot, duke ngatërruar Ditën e Çlirimit dhe shkuar tek varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, kur duhej të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë.
Mbahuni miq demokratë, se ngatërresat nuk kanë mbaruar!
Dhe sinqerisht, Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë!
Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin!


