• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO ECTE NË TROTUAR/ Rrëfehet 14-vjeçarja nga spitali: Mbaj mend që makina më hodhi në ajër dhe… (EMRI)
Home
Sociale

PO ECTE NË TROTUAR/ Rrëfehet 14-vjeçarja nga spitali: Mbaj mend që makina më hodhi në ajër dhe… (EMRI)

29 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Më 25 korrik 14-vjeçarja, Rina Lala u dëmtua rëndë në një aksident në Valias, ndërsa ecte në trotuar së bashku me motrën.

Për 12 ditë luftoi për jetën në Spitalin e Traumës ne Tirane, me shumë fraktura në trup adoleshentja tani qëndron e shtruar në qendrën spitalore “Nënë Tereza”.

“Kam ende shumë dhimbje, madje edhe më dhëmb koka shumë, këmba shumë. Nuk mbaj mend asgjë vetëm mbaj mend që më ka hedhur në ajër makina”, shprehet për Top Channel Rina Lala, e aksidentuara.

Nëna e Rinës, Valbona, është nënë e ve dhe me tre fëmijëve. Nga dita e aksidentit, spitali është kthyer në shtëpinë e saj. Ky aksident përveçse ka dëmtuar të bijën po e varfëron familjen, e cila nuk ka as të ardhura. 500 mijë lekë llogarit nëna e Rinës, se ka shpenzuar duke blerë ilaçe, pajisje ndërsa 14-vjeçarja ende nuk është ngritur në këmbë. Drejtuesi i mjetit që aksidentoi vajzën është marrë masa arrest shtëpie, ndërkohë që për dëmshpërblimin ende nuk ka folur njeri.

“Ka qenë në trotuar vajza. Ka kaluar një makinë me shpejtësi të madhe e ka përplasur dy-tre metra zvarrë pastaj e ka dy metra lart. Ka rënë sipër makinës fati i saj. Ai (drejtuesi i mjetit) nuk është përgjigjur fare, ka ikur. Ka pësuar dëmtime në sistemin nervor, dëmtim veshkash, thyerje legeni.

E mbajta 12 ditë në Spitalin e Traumës dhe nuk kisha ilaçe për t’i marrë dhe në kohën që vajza ishte në spital kam blerë vetë ilaçet e vajzës. Pse nuk kishte ilaçe spitali? Jo, nuk kishte ilaçe i kam marrë në farmaci. Spitali vetëm i dha ndihmën e shpejtë që i bën grafi, skaner EKO që ta shohin a është jashtë rrezik për jetën.

Kam shpenzuar gati 5 milionë lekë për shëndetin e vajzës”, thotë Valbona Lala, nëna e të aksidentuarës. Gruaja tregon kutitë e ilaçeve që duhet të blejë vetë sa herë e bija ka nevojë për mjekime edhe pse ndodhet e shtruar në një spital publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RONALDO I SHQIPËRISË/ Gerrard flet për TALENTIN: Është një lojtar i shkëlqyer
Previous article PROCESI I VETTINGUT/ Bilanci pas fazës së parë. Krasniqi: 50 përqind e institucioneve të drejtësisë jo funksionale

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim... Aktualitet

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim...

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë Aktualitet

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim Aktualitet

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT