Gjendja e Ervin Musai, gardistit që ishte në makinën e eskortës së kryrministrit vazhdon të jetë e njejtë. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se Gardisti është nën mbykqyrjen e mjekëve.
Dy prej automjeteve të eskortës së Kryeministrit u aksidentuan ditën e djeshme në hyrje të qytetit të Korçës, teksa shoqëronin kreun e qeverisë për në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës. Për fat të mirë nuk pati viktima, ndërsa nga aksidenti mbetën të plagosur pesë persona, mes tyre edhe tre gardistët Klodian Llaka, Ervin Musai dhe Shkëlqim Pojana./AlpeNews.al/


