Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, teksa i riu po lëvizte me makinë pa leje drejtimi.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 28.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M., vjeç 19, banues në fshatin Marikaj-Vorë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë rrethrrotullimit të sheshit “Karl Topia”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.


