• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Shënjestrës së atentatit me tritol dje në Vlorë i dalin lidhjet me dy viktimat e vrasjeve të bujshme
Home
Aktualitet
Kronikë

VIDEO/ Shënjestrës së atentatit me tritol dje në Vlorë i dalin lidhjet me dy viktimat e vrasjeve të bujshme

28 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës ka arrestuar të plagosurin e atentatit me eksploziv, sepse i gjetën pistoletë në makinë. Kurse lidhur me hetimet,mesohet se Inez Hajrullës më parë i janë vrarë dy kushërinj, një në Lungomare dhe një tjetër në Durrës.

Inez Hajrulla po kalon orë të këqija në spitalin e Tiranës, aty ku dhe i kanë prerë të dy këmbët. Por policia komunikoi arrestimin për të. Në njoftimin zyrtar thuhet se në mjetin tip “Jeep” mjet të cilit ju vendos dhe shpërtheu lënda eksplozive, në sediljen e shoferit u gjet një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip “Glock”, me fishekë në fole dhe 17 fishekë në krëhër.

Inez Hajrulla, shton policia është shtetas me precedentë të theksuar kriminalë si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

I njëjti informacion zyrtar thekson se një vit më parë ky person është arrestuar po për të njëjtën vepër penale, atë të: “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”.
Zyrtarisht policia ende nuk ka folur për ndonjë pistë hetimi, por burime të ABC News treguan se 25 vjeçari Hajrulla, është i afërm me Renato Imerin i vrarë në datë 31 korrik pranë një lokali në Lungomare.

Gjithashtu ai është kushëri edhe Endri Çaushit i vrarë në Durrës para dy vitesh. Të dyja këto ngjarje i janë bashkangjitur dosjes së hetimeve, për të mësuar nëse atentati ka lidhje apo jo me këto dy vrasje.

Shpërthimi në të cilin mendohet se u përdorën 300 gramë tritol, ndodhi mëngjesin e së hënës pranë degës së Sigurimeve Shoqërore, në lagjen “Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit. Makina lëvizi 70 metra dhe më pas u godit me një tjetër automjet të parkuar në zonë./abcnews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këta janë burrat më seksi nga 1990 deri në vitin 2017 (Foto)
Previous article FOTO/ Dua Lipa ngre në këmbë publikun në Çikago

Redaktor2

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT