Zhduken dy minorene nga shtëpia, vajzat janë rreth moshës 16 vjeçe
Raportimin për AlpeNews.al e ka bërë një vajzë e cila i ka takuar dy vajzat e zhdukura pasditen e ditës së djeshme rastësisht në një kafe në kafe në Tiranë. Ajo tregon se vajzat ishin larguar nga familja për arsye se (sipas vajzave), familja i dhunonte. Vajzat janë shprehur se në Tiranë do t’i ndihmonte me një shtëpi me qera një djalë të cilin e kishin njohur në facebook dhe se të dyja nuk dëshironin të ktheheshin më në shtëpi. Pas këmbnguljes së vajzës që ka denoncuar për tu kthyer në shtëpi , vajzat nga Shkodra janë larguar bashkë me djalin që kishin njohur në facebook. Ndërkoh nuk dihet asgjë se ku mund të kenë shkuar dhe ku ndodhen tani.
Familjarët kanë denoncuar zhdukjen e vajzave në policinë e Shkodrës, ndërkoh është vënë në dijeni edhe policia e Tiranës.




