• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sulmohet keq me thikë kryebashkiaku pro refugjatëve në Gjermani
Home
Europë

Sulmohet keq me thikë kryebashkiaku pro refugjatëve në Gjermani

28 November, 2017 sidorela.editor Europë, Nderkombetare

Kryetari i bashkisë i qytetit të Rinit Verior Vestfalisë Altena është sulmuar me thikë në një dyqan që shet Dönner. Andreas Hollstein u dërgua me një ambulancë menjëherë në spital, por ishte në gjendje të dilte po në mbrëmje nga spitali, bëjnë të ditur mediat lokale.

“Unë pata pranë njerëz që u angazhuan dhe jam i gëzuar që jam ende gjallë”, i tha Hollstein pas sulmit portalit të lajmeve “Lokalstimme”.

Kryeminstri i Landit të Rinit Verior-Vestfalisë, Armin Laschet deklaroi se autoritetet e sigurisë besojnë se motivi për sulmin ishte politik.

Dorasi i dyshuar, i cili sipas Lashetit u arrestua, kishte bërë vërejtje të caktuara për politikën e refugjatëve. Kjo të çon në përfundimin, që ekziston një motiv politik. Altena u bë e njohur në të gjithë Gjermaninë, sepse pranon më shumë refugjatë, se sa është e detyruar të pranojë në bazë të kriterit të shpërndarjes.

“Ju jeni kryetari i bashkisë?”

Edhe një burrë, që u angazhua ta ndihmojë Hollstein-in u plagos lehtë. Sipas një raporti të “Westdeutsche Allgemeine Zeitung” sulmuesi me sa duket ishte i alkoolizuar. Para sulmit dorasi raportohet se e pyeti Hollstein-in:”Ju jeni kryetari i bashkisë?”

Laschet-i, i cili në momentin e atentatit po merrte pjesë në dorëzimin e Çmimit Shtetëror të Landit Rini Verior-Vestfali shkrimtarit Navid Kermani, shprehu tronditjen: “Mbrëmja e sotme ishte dëshpëruese”. Gjatë dhënies së çmimit Kermanit, ai i pati treguar “se si së bashku patën vizituar kryetarin e bashkisë së Altena-s, Andreas Hollstein – sepse Navid Kermanit iu duk shumë impresionuese, që një kryetar bashkie tha, jam i gatshëm të pranoj më shumë refugjatë”, tha kryeministri.

“Nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë”

Pak më vonë, Kermani falenderoi në fjalën e tij politikanë si Henriette Reker dhe Wolfgang Schäuble, të cilët megjithë rrezikun e atentatit, e patën vazhduar punën e tyre. Në atë kohë mbërriti lajmi që ndaj kryetarit të bashkisë së Altenas qe kryer një atentat. “Kjo dhunë në vendin tonë përballë atyre që i mbështesin vullnetarisht refugjatët, kundër kryetarëve të bashkive, që kujdesen për të mirën e qytetit të tyre, është për t’u përçmuar”, tha Laschet. “E qartë është: në Landin e Rinit Verior-Vestfalisë nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë. Shumëllojshmëria është karakteristikë e landit tonë.” /DW/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 105 vite Pavarësi! Ku duhet të shkoni me patjetër gjatë këtyre 2 ditëve
Previous article Meta reciton vargjet anglisht për skënderbeun, shikoni fytyrën e Ramës (VIDEO)

sidorela.editor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT